LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me tentativat e Shqipërisë për të organizuar bashkë me Serbinë, kampionatin evropian të të rinjve.

Sipas Berishës, ky është një tjetër akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës.

Berisha thotë se ky akt është një turp Kombëtar.

“Edi Rama po bën gjithçka të realizojë organizimin e kampionatin europian të të rinjve së bashku me Vuçiç. Ky akt që ka habitur UEFA është një akt i mirëfilltë antishqiptar i argatit të Beogradit që shënon një turp Kombëtar. Në vend që Shqipëria të kërkojë që kampionati të zhvillohet në Tiranë dhe Prishtinë dhe mundet edhe në Shkup ose Podgoricë, për lidhjet e tij prej argati kërkon Beogradin”.

Berisha thotë se në këtë aferë Edi Rama “ka dhe një interes tjetër mafioz i cili është edhe dhurimi në një plaçkitje shtetërore Olsi Ramës nga vëllai Edi të 37 mijë m2 tokë”.

“I bëj thirrje UEFA të mos bjeri pre e lojrave të kryemafiozëve të Ballkanit Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama që kërkojnë të përdorin sportin në funksion të interesave të tyre mafioze dhe qëllimeve të mbrapshta politike”, ka shkruar tutje Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Po të vjen fundi Albin", Haradinaj me akuza të rënda për Kurtin

Politikë
Vizita e Kurtit në kompaninë e dronëve, Morina: Mesazh për vendet që kanë tendenca për destabilizim

Vizita e Kurtit në kompaninë e dronëve, Morina: Mesazh për vendet që kanë tendenca për destabilizim

Lajme
Mero Baze: Vjehrra e Sali Berishës, agjente e UDB-së në Tiranë, ka qenë e vëzhguar nga Sigurimi i Shtetit

Mero Baze: Vjehrra e Sali Berishës, agjente e UDB-së në Tiranë, ka qenë e vëzhguar nga Sigurimi i Shtetit

Lajme
Tre të lënduar në dy aksidente komunikacioni në Prishtinë

Tre të lënduar në dy aksidente komunikacioni në Prishtinë

Kronika e Zezë
Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Lajme
​

​"Mbylle gojën", "Këqyrni gratë e juve ka po ju rrijnë" - sulmi fizik në Autoritetin e Konkurrencës përplas deputetet e pozitës dhe opozitës

Lajme
Kalo në kategori