LAJMI I FUNDIT:

Rritje për 1 milion euro nga viti paraprak, miratohet buxheti i ri në FFK

Rritje për 1 milion euro nga viti paraprak, miratohet buxheti i ri në FFK

Është miratuar buxheti për vitin 2024 në Kuvendin e punës në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ky buxhet do të ketë një rritje prej një milionë euro më shumë krahasuar me vitin  e kaluar, pra do të jetë 20 milionë e 970 mijë e 566 euro.


Drejtori i financave në FFK zbuloi detaje se cilat janë kanalet nga të cilat do të vijnë këto të hyra duke thënë se ato vijnë nga kontrata me sponsor, nga UEFA dhe FIFA dhe nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky projektbuxhet u miratua nga të gjithë delegatët në Kuvendin e Punës së Federatës së futbollit të Kosovës.

Drejtori financiar, Agim Gashi zbulon të hyrat dhe shpenzimet e FFK-së për vitin 2023
Lexo po ashtu Drejtori financiar, Agim Gashi zbulon të hyrat dhe shpenzimet e FFK-së për vitin 2023

Gashi ka zbuluar të gjitha shpenzimet e FFK-së dhe të hyrat që janë në shtëpinë më të madhe të futbollit kosovar.

Shpenzimet më të mëdha FFK i ka në pagat, pasi në vitin 2023 për paga u shpenzuan 4 milionë e 53 mijë e 325 euro nga 25 sektore apo njësi që kompensohet nga FFK, duke filluar nga administrata, ekipet nacionale, administrata e lidhjeve rajonale, gjyqtarët e të gjitha ligave, ekipet e femrave, gjyqtarët dhe zyrtarët e futsalit, ekipi u21.

Trajnerët e gjitha grupmoshave, delegatët, ligat e femrave, futsalit, liga e veteraneve dhe u21 që janë paguar nga ky buxhet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori