LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në një objekt në ndërtim në Prishtinë, Gashi dhe Fushtica: Ishin disa vatra të zjarrit në izolimin e ndërtesës, shkaqet ende nuk dihen

Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi /Foto: Ridvan Slivova/

Një objekt në ndërtim është përfshirë sot nga zjarri rreth orës 09:30 në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë.

Ekipi i Telegrafit ishte në vendin e ngjarjes në të cilën zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në disa kate të objektit shumëkatësh, prezent ishin edhe Policia e Kosovës si dhe autoambulanca.


Në një prononcim për media drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica tha se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

Lulzim Fushtica, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës /Foto: Ridvan Slivova/

“Shkaqet e zjarrit ende nuk mund t’i dimë pasi është fazë shumë e hershme. Inspektorati, policia dhe forenzika janë në vendin e ngjarjes. Pasi të shuhet vatra e zjarrit do të fillojnë hetimet dhe do të shikohen se cilat janë shkaqet e zjarrit. Të gjitha ekipet janë mobilizuar. Ende nuk është bërë verifikimi i vatrës së zjarrit, por është duke u bërë verifikimi i çdo kati në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e zjarrit”, ka thënë Fushtica.

Ndërsa, zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi tha se njoftimi iu kishte ardhur për zjarr për një lokal, e që siç tha ai kur kanë ardhur në vendin e ngjarjes bëhej fjalë për disa vatra të zjarreve.

Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi /Foto: Ridvan Slivova/

Gashi tha se lokalizimi i zjarrit është kryer me shumë profesionalizëm.

“Në orën 09:35 minuta kemi marr informacionin për një zjarr në një lokal. Pra informata është dhënë që ka të bëjë me një zjarr në një lokal. Ekipet menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe fat i mirë që reagimi ka qenë shumë i mirë. Por, kur kemi ardhur në vendin e ngjarjes kemi pa që nuk bëhej fjalë vetëm për një lokal, por për disa vatra të zjarreve nëpër izolimin e ndërtesës shumëkatëshe. Brenda fasadës ka pas disa vatra të zjarreve nëpër disa kate. Intervenimi ka qenë shumë i vështirë. Por megjithatë puna, vullneti e profesionalizimi i zjarrfikësve arritën që ta lokalizojnë zjarrin”, tha ai.

Tutje i pyetur se a ka zjarrfikës të lënduar nga intervenimi i shuarjes së zjarrit, Gashi tha: “Një zjarrfikës ka pësuar gërvishtje në një gisht të dorës, por nuk është lëndim i madh”.

Gashi theksoi se koha e reagimit ishte shumë i shpejt, siç potencoi “Në orën 09:35 e kemi marrë informacionin dhe në orën 09:41 kemi qenë në vendin e ngjarjes”. /Telegrafi/

Zjarrfikësit duke shuar zjarrin në një objekt në ndërtim në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/
Zjarrfikësit /Foto: Ridvan Slivova/
Një nga zjarrfikësit duke marr trajtim mjekësor /Foto: Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Kalo në kategori