LAJMI I FUNDIT:

Max Allegri ka identifikuar shkaktarin kryesor për krizën e rezultateve tek Juventusi

Max Allegri ka identifikuar shkaktarin kryesor për krizën e rezultateve tek Juventusi

Sipas mediumit italian Tuttosport, Massimiliano Allegri dhe drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, janë të bindur se arsyeja kryesore prapa krizës së Juventusit është kryesisht psikologjike, ani pse tekniku italian mund të ndryshojë taktikat në ndeshjen e ardhshme ndaj Frosinones.

Juventusi ka fituar vetëm dy pikë në katër ndeshjet e fundit, duke humbur ndaj Udineses dhe Interit, si dhe duke barazuar ndaj Empolit dhe Hellas Veronës.


“Bianconerët” kanë pësuar mesatarisht 1.25 gola për ndeshje në takimet e tyre të fundit në Serie A.

Raporti shton se Giuntoli dhe Allegri kanë diskutuar rreth serisë negative të rezultateve tek Juventusi së fundmi, duke rënë në dakord se aryseja mbrapa kësaj krize është kryesisht psikologjike.

Bremer pëlqen kalimin në Ligën Premier, Juventus përgatit listën prej katër kandidatëve për ta zëvendësuar atë
Lexo po ashtu Bremer pëlqen kalimin në Ligën Premier, Juventus përgatit listën prej katër kandidatëve për ta zëvendësuar atë

Allegri dhe Giuntoli raportohet se ndihen që ekipi ka performuar mjaft mirë në pjesën e parë të sezonit, por lojtarëve iu ka mungur vëmendja në disa ndeshje gjatë muajit shkurt.

Humbja ndaj Interit në fillim të muajit kishte pasur një impakt tek mentaliteti i lojtarëve dhe me shumë mundësi e ka lënduar vetëbesimin e tyre. Është raportuar se Allegri ka ‘rritur zërin’ gjatë seancës së fundit stërvitore, duke ndryshuar çasjen e butë që e kishte deri para ndeshjes me Veronën.

Në të njëtën kohë, ai mund të konsiderojë mundësinë për të ndryshuar taktikën në ndeshjen e ardhshme duke përdorur sistemin 4-3-3 ose 4-3-1-2./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori