LAJMI I FUNDIT:

Bremer pëlqen kalimin në Ligën Premier, Juventus përgatit listën prej katër kandidatëve për ta zëvendësuar atë

Bremer pëlqen kalimin në Ligën Premier, Juventus përgatit listën prej katër kandidatëve për ta zëvendësuar atë

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Juventusi ka identifikuar katër kandidat të mundshëm për të zëvendësuar Gleison Bremer, pasi Manchester United do të bëjë një ofertë për të nënshkruar me brazilianin gjatë verës.

Mediumi pretendon se Juventusi është në pritje të një oferte nga “Djajtë e Kuq” për yllin e tyre në fund të këtij sezoni.


Reprezentuesi brazilian së fundmi ka nënshkruar kontratë të re deri në 2028 dhe ani pse Juventusi do dëshironte që ta mbante atë në Turin, një ofertë që tejkalon shumën e 60 milionë eurove do të joshte drejtuesit e klubit për të shitur 26-vjeçarin.

Sipas Gazzettas, Bremer është i lumtur në Turin, por ka ambicie që në një të ardhme të afërt të luaj në Ligën Premier.

Kjo ka bërë që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të identifikojnë katër emra si zëvendësues të mundshëm të Bremer në rast largimi.

Kandidati kryesor dhe më i pëlqyeri nga bordi është talenti i Bolognas, Riccardo Calafiori, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Mbrojtësi italian është pjesë e listës së bashku me Renilido Mandava (Atletico Madrid), Lloyd Kelly (Bournemouth) dhe Strahinja Pavlovic (Red Bull Salzburg)./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori