LAJMI I FUNDIT:

E goditën me thikë, humb jetën një person në Durrës

E goditën me thikë, humb jetën një person në Durrës
Foto: Ilustrim

Një qytetar ka humbur jetën, mesditën e së mërkurës, në qytetin e Durrësit.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.4 të qytetit bregdetar, ku pas një konflikti të çastit I. K., ka goditur me thikë, H. K. Ky i fundit e humbi jetën gjatë transportimit në spital.


Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar nga policia dhe njoftohet se po vijon puna për kapjen e tij. Zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar dhe po bëhet krehja e saj. /Telegrafi/