Pep Guardiola ishte aq i lumtur me paraqitjen e Kevin De Bruyne kundër Copenhagen në Ligën e Kampionëve sa e krahasoi yllin belg me verërat italiane Brunello di Montalcino dhe Sassicaia.
De Bruyne shënoi dhe asistoi në fitoren 3-1 të Manchester City ndaj Copenhagen në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma.
Sky Sport Italia e pyeti Guardiolën nëse 32-vjeçari mund të krahasohej me një verë të mirë italiane dhe trajneri spanjoll u përgjigj duke buzëqeshur.
“Një Brunello di Montalcino ose Sassicaia, me siguri po. Ai nuk kishte luajtur për pesë muaj dhe ishte i freskët në këmbë dhe në kokë kur u kthye. Ai dha kontributin e tij. Ai është i veçantë dhe e dëshmoi sërish”, ka thënë Guardiola.
Guardiola është një ish-mesfushor i Brescias dhe Romës, i cili luajti 28 ndeshje në Serie A, duke shënuar tre gola. Ai bëri debutimin e tij në ligën elitare italiane në një barazim 2-2 midis Brescia dhe Chievo Verona në tetor të vitit 2001.
Ndryshe, Manchester City është fitues në fuqi i Ligës së Kampionëve, pasi e ngriti trofeun për herë të parë në histori sezonin e kaluar, duke mposhtur Interin 1-0 në finalen e luajtur në Stamboll. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë