LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ia jep një banesë për pesë vjet familjes së 11-vjeçares që u dhunua në Prishtinë

Qeveria ia jep një banesë për pesë vjet familjes së 11-vjeçares që u dhunua në Prishtinë

Qeveria e Kosovës sot ka vendosur që t’i japë në shfrytëzim një banesë për pesë vjet familjes së 11-vjeçares, e cila ishte dhunuar në Prishtinë në vitin 2022.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se kjo  tregon përkushtimin për mbështetjen e viktimave.


Dosja e dhunimit të 11-vjeçares: Konfirmohet se vajza ishte edhe më herët viktimë
Lexo po ashtu Dosja e dhunimit të 11-vjeçares: Konfirmohet se vajza ishte edhe më herët viktimë

“Komisioni rekomandues i Ministrisë së Drejtësisë ka rekomanduar dhënien në shfrytëzim të një banese të konfiskuar prej 100 m2 për viktimën e trafikimit dhe dhunimit dhe të familjes së saj, të njohur si rasti i 11-vjeçares…”, tha Kurti.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se banesa e konfiskuar do t’i jepet për shfrytëzim familjes së viktimës së 11-vjeçares për një periudhë pesë vjeçare, ndërkaq për shkak të ndjeshmërisë së rastit ajo nuk dha detaje tjera.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, dënohen me 40 vjet burg katër të akuzuarit
Lexo po ashtu Rasti i dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, dënohen me 40 vjet burg katër të akuzuarit

Ndryshe, në gusht të 2022 ishte raportuar për dhunimin e një 11-vjeçarje. Ai ishte dhunuar në dy raste, në qershor dhe pastaj në gusht.

Në shkurt të vitit 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 40 vjet burg katër të akuzuarit, tre prej tyre të mitur, në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në gusht të vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori