Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar një video në llogarinë zyrtare në Facebook, duke thënë se 14 shkurti është dëshmia e fuqishme e përpjekjeve e vullnetit të popullit për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme për veten e tij.
Në video paqyrohet puna e Qeverisë Kurti përgjatë këtyre tri viteve qeverisje.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, njëherit kryetari i degës së kësaj partie në Ferizaj, Visar Azemi, ka reaguar ndaj kësaj videoje, duke e quajtur propagandë e pushtetit.
“Propagandistët në pushtet paskan bërë orvatje që tre vite mandat t’i përmbledhin në një video dy minutëshe. Natyrisht që minutazhë e madhe kjo në përpjekjen për të numëruar suksese, prandaj qenkan detyruar që në shumicën e saj të mashtrojnë”, tha ai.
Sipas tij, shpifjet për arritje në shëndetësi, arsim, energji, bujqësi, ekonomi e çdo dikaster tjetër të përcjellura me fotografi e video të bukura, nuk e ndryshojnë realitetin e hidhur të regresit të Kosovës gjatë tre viteve të Kurtit në pushtet.
“Vetëm tellallët e zyrës së mediave të VV-së mund të flasin për suksese të pushtetit dhe zhvillim të Kosovës. Kushdo që ka jetuar këtu këto tre vite ka bashkëjetuar me dështimet e kësaj qeverie e stagnimin e shtetit”, shkroi Azemi në Facebook./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend