LAJMI I FUNDIT:

Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për Kanal 5 ka folur për kushtin e koalicionit VLEN, që ndryshimet kushtetuese të realizohen brenda 6 muajve të parë qeverisës. Mickoski tha se koalicionimi duhet të jetë në frymën e partneritetit, e jo me ultimatume

Ai kërkoi që “aq sa e respekton VLEN-in për 170 mijë votat e marra, aq dëshiron që VLEN ta respektojë partinë e tij për 437 mijë votat e marra”.


“Nuk dua të bëj marrëveshje në frymën e ultimatumeve. Nëse jemi partnerë, duhet të sillemi si partnerë. Siç unë i kuptoj ata dhe i respektoj për 170 mijë votat e fituara, pres që ata për 437 mijë t’i respektojnë edhe votuesit tanë. Gjegjësisht, nëse ne i respektojnë votuesit e tyre, pjesa dërmuese shqiptarë, pres që edhe ata t’i respektojnë pjesën dërmuese të votuesve tanë, maqedonasit. Nuk do të doja të vijmë në një situatë ku do të bisedojmë bazuar në ultimatume. Kjo nuk është mirë. Kjo është e gabuar. Në partneritet duhet të ketë dialog, dialog konstruktiv dhe dialogu të bazohet në argumente”.

“Askush nuk është kundër ardhmërisë europiane, unë jam i pari që dëshiron Maqedonia të jetë në Bashkimin Europian, por nuk mund ta pranojë argumentin se kjo është në tryezë – ose merre, ose lëre. Ky është ultimatum dhe nuk ka lidhje me vlerat europiane. Unë s’kam marrë pjesë, por as OBRM-PDUKM-ja s’ka marrë pjesë në dakordimin e atij ultimatumi dhe aq më tepër – u jemi ofruar të jemi pjesë e atij procesi, por na kanë refuzuar. Nuk mundet OBRM-PDUKM-ja t’i paguajë gabimet e disa politikanëve jo të mençur”, tha Mickoski.

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Vërshime në Prishtinë, rruga

Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe

Komunat
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Lajme
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë

E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori