LAJMI I FUNDIT:

Ndalimi i dinarit serb në Kosovë, Sanduloviq: Fundi i pasurimit të Radoiçiqit, Veslinoviqit, Rakiqit dhe kriminelëve të Listës Serbe

Ndalimi i dinarit serb në Kosovë, Sanduloviq: Fundi i pasurimit të Radoiçiqit, Veslinoviqit, Rakiqit dhe kriminelëve të Listës Serbe
Foto: Arkiv

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, ka deklaruar se shuma e dinarëve që Serbia ka dërguar në Kosovë ishte ne vlerë prej rreth 800 milionë eurosh dhe me të cilat më nuk do të pasurohen Radoiçiq, Veselinoviq, Rakiq e kriminelë të tjerë nga Lista Serbe.

Sanduloviq, i cili kohë më parë u rrah brutalisht nga BIA serbe, duke folur për ndalimin e dinarit serb në Kosovë ka shtruar disa pyetje.


“A është e vërtetë se tani problem ishin dinarët që i dërgoheshin Kosovës nga buxheti i Serbisë, pa asnjë kontroll të institucioneve të Kosovës dhe në kartmonedha?”, ka pyetur Sanduloviq, transmeton Telegrafi.

Më tej Sanduloviq, ka pyetur se “a është e vërtetë se ajo shumë në dinarë kapte vlerën e 800.000.000 € në vit dhe me të cilat më nuk do të pasurohen Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviq, Goran Rakiq dhe kriminelë të tjerë nga Lista Serbe?”

“A është e saktë kjo shumë dhe a shkuan ato para tërësisht për të ndihmuar komunitetin serb?”

Më fund Sanduloviq ka pyetur se “kush nga Lista Serbe dhe përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë e kanë pasur në dispozicion atë shumë të dinarëve dhe si i kanë shpërndarë? Kujt dhe sa?”.

Ndryshe, shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Ndërsa, Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, është kritikuar nga faktori ndërkombëtar, që ka argumentuar se vendimi është marrë pa konsultime paraprake.

Ndërkombëtarët i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores, duke thënë se duhet më shumë kohë për adaptimin e komunitetit serb me vendimin.

Qeveria e Kosovës ka thënë se përgjatë shkurtit do të ketë një fazë tranzitore për këtë vendim dhe serbët do të informohen më mirë për të./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

Lajme
Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Lajme
Diskriminimi i gjuhës shqipe nga Google, Haki Dervishi tregon deri ku ka shkuar procesi i padisë

Diskriminimi i gjuhës shqipe nga Google, Haki Dervishi tregon deri ku ka shkuar procesi i padisë

Elfije Boletini
Tre të lënduar në një aksident komunikacioni në Prishtinë

Tre të lënduar në një aksident komunikacioni në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Lajme
Tkurret popullsia e Shqipërisë, 429 mijë banorë më pak se në vitin 2011

Tkurret popullsia e Shqipërisë, 429 mijë banorë më pak se në vitin 2011

Lajme
Kalo në kategori