LAJMI I FUNDIT:

Janushev: OBRM-PDUKM do të paraqet kallëzim penal kundër Spasovskit

Janushev: OBRM-PDUKM do të paraqet kallëzim penal kundër Spasovskit

Qytetarët janë vënë në situatën e ndalimit në vendin e tyre. Gjegjësisht, në vitet e kaluara institucionet kompetente, në radhë të parë MPB-ja e udhëhequr nga Oliver Spasovski, me vetëdije kanë punuar kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve, kështu që tani ka një kolaps të plotë në dhënien e dokumenteve të udhëtimit, për shkak të të cilat qytetarët nuk mund t’i ushtrojnë liritë dhe të drejtat e tyre elementare, tha deputeti Igor Janushev nga OBRM-PDUKM.

Sipas tij, “Spasovski jo vetëm që ka dëmtuar buxhetin e shtetit, por ka dëmtuar edhe qytetarët të cilët sot përballen me kufizim të lëvizjes dhe dëme materiale”.


“Për këtë OBRM-PDUKM në emër të të gjithë qytetarëve do të kërkojë përgjegjësi penale nga Oliver Spasovski për shkak se qytetarët që kanë nxjerrë pasaportë në periudhën nga viti 2018 e deri më sot dhe të cilëve shteti nuk u ka lëshuar dokumentin përkatës të udhëtimit, dëmtohen drejtpërdrejt dhe sillen në një pozitë poshtëruese për të mos mundur të gëzojnë të drejtat e tyre.

Nga atje thonë se në emër të qytetarëve do të paraqesin kallëzim penal me qëllim të dëmshpërblimit të qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori