LAJMI I FUNDIT:

Pse komandanti i ri Forcave të Armatosura të Ukrainës quhet “Leopardi i Borës”?

Pse komandanti i ri Forcave të Armatosura të Ukrainës quhet “Leopardi i Borës”?

Gjeneral-koloneli Oleksandr Syrskyi, i cili ka udhëhequr forcat tokësore të Ukrainës që nga viti 2019, u gradua së fundmi komandant i forcave të armatosura.

Ai në këtë formë zëvendësoi Valery Zaluzhnyin, i cili u shkarkua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton Telegrafi.

Syrskyi ishte bërë në vitin 2019, kre i forcave tokësore të Ukrainës. Ai kishte komanduar më parë trupat ukrainase që luftonin kundër një kryengritjeje të mbështetur nga Moska në rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut që filloi në vitin 2014 dhe iu dha nofka “Leopardi i Borës”.


Por, pse iu dha ky pseudonim?

Gjatë një interviste për Reuters në muajin janar, Syrskyi tha asokohe ata kishin përdorur “taktika që ishin të ngjashme me mënyrën se si leopardi gjuan për prenë e tij”.

Pesë fakte për Oleksandr Syrskyi, shefin e ri të ushtrisë së Ukrainës
Lexo po ashtu Pesë fakte për Oleksandr Syrskyi, shefin e ri të ushtrisë së Ukrainës

“Kjo krijesë është shumë e kujdesshme, dinake dhe e guximshme”, pati thënë ai.

Edhe në konfliktin e tanishëm me Rusinë, disa avancime dhe fitore të Ukrainës ishin monitoruar nga vetë Syrskyi.

Ai udhëhoqi mbrojtjen e suksesshme të Kievit në muajt e parë të pushtimit dhe më vonë mori titullin Hero i Ukrainës, nderi më i lartë i vendit, për rolin e tij në zmbrapsjen e Moskës në kryeqytetin ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori