LAJMI I FUNDIT:

Pesë fakte për Oleksandr Syrskyi, shefin e ri të ushtrisë së Ukrainës

Pesë fakte për Oleksandr Syrskyi, shefin e ri të ushtrisë së Ukrainës

Gjeneral-koloneli Oleksandr Syrskyi, i cili ka udhëhequr forcat tokësore të Ukrainës që nga viti 2019, sot u gradua komandant i forcave të armatosura ndërsa lufta me Rusinë po i afrohet vitit të tretë.

Ai në këtë formë zëvendësoi Valery Zaluzhnyin, i cili u shkarkua nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Zelensky e shkarkon shefin e ushtrisë - gjenerali më i lartë ukrainas i drejtohet popullit
Lexo po ashtu Zelensky e shkarkon shefin e ushtrisë - gjenerali më i lartë ukrainas i drejtohet popullit

Reuters ka publikuar disa fakte rreth Syrskyi, tashmë një figurë kyçe e Ukrainës gjatë gjithë pushtimit në shkallë të gjerë të Rusisë.


Vitet e hershme

Syrskyi lindi në muajin korrik të vitit 1965 në rajonin Vladimir të Rusisë, i cili në atë kohë ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Ai ka jetuar në Ukrainë që nga vitet 1980.

Si shumë pjesëtar të forcave të armatosura të Ukrainës, ai studioi në Moskë – në Shkollën e Lartë të Komandës Ushtarake – ku disa bashkëmoshatarë janë bërë komandantë rusë, duke u diplomuar në vitin 1986 dhe duke shërbyer për pesë vjet në Korpusin e Artilerisë Sovjetike.

Disa analistë ushtarakë besojnë se taktikat e tij në fushën e betejës pasqyrojnë stërvitjen hierarkike sovjetike.

Leopardi i borës

Syrskyi u bë kreu i forcave tokësore të Ukrainës në vitin 2019. Ai kishte komanduar më parë trupat ukrainase që luftonin kundër një kryengritjeje të mbështetur nga Moska në rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut që filloi në vitin 2014 dhe iu dha shenja medalja “Leopardi i borës”.

Fitoret

Disa nga fitoret e Ukrainës, gjatë pushtimit nga Rusia, u mbikëqyrën nga Syrskyi.

Ai udhëhoqi mbrojtjen e suksesshme të kryeqytetit, Kievit në muajt e parë dhe u shpall “Hero i Ukrainës”, nderi më i lartë i vendit, në muajin prill të vitit 2022.

Në korrik të po atij viti, Syrskyi planifikoi dhe ekzekutoi një kundërofensivë rrufe që i largoi trupat ruse nga qyteti i Kharkiviot dhe rimori territore të mëdha në lindje dhe juglindje.

Bakhmuti

Në fillim të vitit të kaluar, Syrskyi udhëhoqi mbrojtjen ukrainase të qytetit lindor të Bakhmutit, ku mijëra ushtarë nga të dyja palët u vranë në një nga betejat më të përgjakshme të luftës deri më tani.

A kishte gisht SHBA-ja në shkarkimin e komandantit të ushtrisë së Ukrainës
Lexo po ashtu A kishte gisht SHBA-ja në shkarkimin e komandantit të ushtrisë së Ukrainës

Disa analistë ushtarakë vunë në pikëpyetje nëse lufta për një qytet të shkatërruar ia vlente kaq shumë të vdekur dhe të plagosur.

Syrskyi tha se mbrojtja e ashpër e Ukrainës ndaj Bakhmutit kishte dëmtuar përpjekjet e përgjithshme të luftës të Rusisë duke mbyllur grupin mercenar Wagner.

Morali i trupave

Syrskyi thotë se përparësia e tij është morali i trupave, me të cilët ai është fotografuar rregullisht duke i vizituar në front.

Ai ka thënë për mediat perëndimore se fle katër orë e gjysmë në ditë dhe relaksohet duke shkuar në palestër. Syrskyi është i martuar dhe ka dy djem. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori