Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, ka thënë se dinarët e Serbisë të cilët po futen me tonelata në Kosovë përdoren për të financuar strukturat paralele të Serbisë.
Goxhaj theksoi se ndalimi i dinarit mund të japë një zgjidhje për ruajtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës, por nuk do e ndalonte financimin e grupeve serbe.
“Futja e parave me kilogramë, ndodh vetëm në vendet që kontrollohen nga kartelet e drogës. Ata i masin paratë me kilogram dhe jo me sasi. Thuajse pjesa më e madhe e parave duhet se për çfarë përdoren në Kosovë. Ato përdoren për të financuar “shtetin paralel” që Serbia ka ngritur në Kosovë. Unë jam dakord që Kosova duhet të ushtrojë sovranitetin e saj të plotë”.
“Kosova këtë duhet ta kishte bërë shumë më para. Mua më shqetëson fakti që këta po tentojnë të bëjnë këtë punë, nëse serbët i konvertojnë paratë ne euro dhe e bëjnë këtë transaksion nga banka dhe i paguajnë njësoj këta serb, për këto struktura paralele, a do vazhdojnë të ekzistojnë këto struktura paralele? Kjo është shqetësuese”, u shpreh Goxhaj në Euronewsal.
Ndërkaq, deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, tha se vendimi i Kosovës për ndalimin e dinarit serb është një vendim i drejtë i cili ka ardhur si pasojë e sulmit të Banjskës.
Deliu shtoi se pas mbledhjes së të dhënave dhe informacioneve, NATO dhe shërbime të tjera në Kosovë kanë dalë në përfundimin se dinari serb i pakontrolluar ka qenë problem që ka financuar sulmin.
“Unë mendoj që është një vendim i drejtë. Gjithçka nisi pas sulmit të Banjskës. Sulmi i Banjskës përcaktoi qartë dhe do të përcaktojë në të ardhmen veprime të shtetit të Kosovës, por edhe të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. NATO ka një qendër monitorimi për parandalimin e krizave dhe të konflikteve, ndërkohë që monitoron shtetet anëtare të NATO-s por edhe vende ku ka shërbime siç është KFOR-i në Kosovë.
Pas analizave dhe mbledhjes së informacioneve ata kanë dalë në përfundimin se Dinari Serb i pakontrolluar ka qenë një problem për financimin e terrorizmit edhe solli sulmin e Banjskës. Kur valuta kthehet në Euro, gjithçka do të kalojë nëpërmjet bankës dhe Banka qendrore e Kosovës do të përcaktojë rregullore të tjera për serbët e Kosovës, ose për kalimin e parave nga shteti i Serbisë brenda vendit”, deklaroi Deliu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKu dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës
Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën
BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan
Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president
Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës