LAJMI I FUNDIT:

Interes i madh për tenderin për gazsjellësin Greqi – Maqedoni

Interes i madh për tenderin për gazsjellësin Greqi – Maqedoni

Tenderi që do të ofrojë kontratë për ndërtimin e gazsjellësit që lidh sistemin grek me atë të Maqedonisë së Veriut, ka tërhequr interes të konsiderueshëm, përfshirë kompani të huaja dhe nga shteti fqinj, bëjnë të ditur burime të “Energypress”. Të interesuarit kishin afat deri dje për të dorëzuar ofertat.

Zyrtarët presin që puna në tubacion të fillojë pranverën e ardhshme, ndërsa dorëzimi i projektit pritet në vitin 2025.


Tubacioni i gazit është planifikuar të mbulojë distancë totale prej 125 kilometrash. Pjesa greke e saj do të shtrihet në 57 kilometra, duke filluar nga “Nea Mesimvria” në veri të vendit, ndërsa pjesa e RMV-së prej 68 kilometrash do të arrijë në Negotinë.

Kapaciteti fillestar i tubacionit do të jetë 1.5 miliardë metra kub në vit. Ai do të ndërtohet sipas specifikimeve teknike që do të mundësojnë transportin e gazit të rinovueshëm në tërësi.

Operatori grek i rrjetit të gazit “DESFA” dhe homologu i tij në Maqedoni, Nomagas, nënshkruan marrëveshje për projektin në shtator 2023 si vazhdim i marrëveshjes dypalëshe të arritur midis qeverive të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut në mars të vitit 2021.

Banka Evropiane e Investimeve planifikon të rrisë fondet me vlerë 2.48 miliardë euro për gazsjellësin Greqi – Maqedonia e Veriut përmes Kornizës së Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor (WBIF)./Telegrafi/