Udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh ka konfirmuar se po studion një propozim të ri për të ndaluar në luftimet në Rripin e Gazës.
Haniyeh deklaroi se grupi ishte ftuar për të diskutuar një kornizë të vendosur nga Izraeli, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Kjo kornizë raportohet se propozon një armëpushim gjashtë-javor, kur më shumë pengje izraelite do të shkëmbeheshin me të burgosur palestinezë.
Haniyeh theksoi se prioritetet e Hamasit ishin një armëpushim i përhershëm dhe një tërheqje e plotë e Izraelit, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i përjashtoi ato.
Netanyahu këmbënguli se lufta nuk do të përfundonte derisa të ishte arritur “fitorja totale”, që ai tha se nënkupton eliminimin e Hamasit dhe lirimin e të gjithë pengjeve.
Konflikti midis Izraelit dhe Hamasit filloi më 7 tetor, kur anëtarët e grupit militant sulmuan komunitetet jugore të Izraelit, ku vranë 1,200 persona dhe morën peng 250 të tjerë; ata gjithashtu sulmuan Tel Avivin me raketa.
Si shenjë hakmarrjeje, Izraeli nisi bombardimin e Rripit të Gazës dhe deri më tani thuhet se janë vrarë mbi 25 mijë palestinezë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251