LAJMI I FUNDIT:

SHBA po shqyrton mundësinë për ndalimin e dërgesave të armëve në Izrael

SHBA po shqyrton mundësinë për ndalimin e dërgesave të armëve në Izrael

Sipas burimeve nga tre zyrtarë amerikanë, SHBA po shqyrton mundësinë e ngadalësimit ose ndalimit të dërgesave të armëve në Izrael.

Ky veprim i amerikanëve vjen si një mjet për të bindur kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të zvogëlojë ofensivën në Gazë.


Gjithashtu, SHBA shpreson se ky veprim do të ndikonte që Izraeli të ndërmarrë veprime si hapja e korridoreve humanitare, gjë që do të ulte numrin e viktimave, raporton skynews.

Bëhet e ditur se Pentagoni po e shqyrton këtë mundësi, por ende nuk është marrë asnjë vendim.

Ndryshe, që nga fillimi i luftës Uashingtoni ka furnizuar izraelitët me raketa, municione dhe sisteme të ndryshme për mbrojtje ajrore.

Së fundmi, negociatorët amerikanë po punojnë drejt një marrëveshjeje të mundshme sipas së cilës Izraeli do të ndalonte operacionet ushtarake kundër Hamasit për dy muaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ua mësynë më tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë më tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ndodhet në prag të përshkallëzimit të rrezikshëm bërthamor

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ndodhet në prag të përshkallëzimit të rrezikshëm bërthamor

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut – në afërsi të kufirit me Rusinë

Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut – në afërsi të kufirit me Rusinë

Evropa
Inteligjenca ukrainase arreston agjentët rusë, planifikonin të kryenin sulme terroriste në Kiev – kishin për mision vendosjen e bombave

Inteligjenca ukrainase arreston agjentët rusë, planifikonin të kryenin sulme terroriste në Kiev – kishin për mision vendosjen e bombave

Evropa
Kalo në kategori