LAJMI I FUNDIT:

Ndalimi i dinarit serb, QUINT kërkon të pezullohet vendimi dhe çështja të diskutohet në kuadër të dialogut

Ndalimi i dinarit serb, QUINT kërkon të pezullohet vendimi dhe çështja të diskutohet në kuadër të dialogut

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ditë më parë ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila do të hyjë në fuqi që nga 1 shkurti.

Sipas saj, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euro.


Lidhur me këtë vendim kanë shprehur shqetësimin e tyre vendet e QUINT-it.  Ato kanë kërkuar pezullimin e zbatimit të këtij vendimi.

“Pas një shkëmbimi për këtë çështje me Kryeministrin të premten, QUNIT kërkon pezullimin e zbatimit të rregullores për të mundësuar një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik. Çështja duhet të diskutohet më tej në kuadër të Dialogut të Lehtësuar të BE-së”, thuhet në deklaratën e përbashkët nga ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Kurti takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it, bisedojnë për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë
Lexo po ashtu Kurti takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it, bisedojnë për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë

Tutje në këtë deklaratë thuhet se rregullorja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme, e cila synon të reduktojë paratë e falsifikuara, të ruajë stabilitetin financiar, si dhe të rrisë transparenca e flukseve të parasë në Kosovë, megjithatë ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe.

“Ne jemi të shqetësuar për ndikimin e rregullores në veçanti në shkollat dhe spitalet, për të cilat asnjë proces alternativ nuk duket i zbatueshëm për momentin. Rregullorja gjithashtu do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shumicës dërrmuese të serbëve të Kosovës që marrin pagesa/ndihma financiare nga Serbia”, thuhet në reagimin e QUINT-it. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Ekonomi
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë

Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë

UBT
Kalo në kategori