LAJMI I FUNDIT:

​Vodhën veturë, televizor, kompjuter e dru, arrestohen katër të dyshuar në Pejë

​Vodhën veturë, televizor, kompjuter e dru, arrestohen katër të dyshuar në Pejë
Foto: Arkiv

Katër persona janë arrestuar në Pejë, të dyshuar për thyerjen e disa shtëpive dhe vjedhje në fshatin Lubozhdë – Istog.

Raportimet ishte bërë për vjedhje të një veturë WV Pasat ngjyrë hiri, plug traktori, një televizor, një kompjuter dhe dru për djegie.


Të arrestuarit janë: M. H i lindur më 2000, K. V i lindur më 2002, E.H i lindur më 2002 dhe A.G i lindur më 2002.

“Policia menjëherë ju ka përgjigjur të gjitha rasteve dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes. Hetuesit e Stacionit Policor Istog, në mënyre intensive kanë punuar për ndriçimin dhe arrestimin e kryerësve të këtyre veprave penale”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit dy të dyshuarit e parë me urdhër të Prokurorit shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjersa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/