LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen sportistët më të paguar të të gjitha kohërave – Jordan i pari, Ronaldo vetëm i pesti

Zbulohen sportistët më të paguar të të gjitha kohërave – Jordan i pari, Ronaldo vetëm i pesti

Është zbuluar sportisti më i paguar i të gjitha kohërave dhe ai është legjenda e basketbollit, Michael Jordan.  

Gjatë viteve, legjenda portugeze Cristiano Ronaldo ka dominuar botën e futbollit së bashku me rivalin e tij të vjetër, Lionel Messi.


Në fillim të vitit 2023, Ronaldo vendosi të largohej nga futbolli evropian pasi nënshkroi për skuadrën e Arabisë Saudite, Al Nassr, në atë që është raportuar si një kontratë shumë fitimprurëse.

Pavarësisht lëvizjeve të mëdha të parave dhe kontratave të mëdha që ai kishte në Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, Ronaldo është vetëm i pesti kur bëhet fjalë për listën e sportistëve më të paguar të të gjitha kohërave.

Sipas Sportico, sulmuesi i Al Nassr ka grumbulluar 1.58 miliardë dollarë fitime të rregulluara me inflacion, të cilat përdoren për të krahasuar fitimet e yjeve të sportit, të kaluara dhe tani të bazuara në vlerën e ditës aktuale.

Megjithatë, Ronaldo arrin ta kalojë në këtë garë Messin, me argjentinasin që kla fituar një total prej 1.48 miliardë dollarësh.

Të renditur mbi Ronaldon janë lojtarët legjendar si Jack Nicklaus dhe Arnold Palmer, të cilët kanë një fitim të rregulluar nga inflacioni përkatësisht 1.63 miliardë dhe 1.7 miliardë dollarë.

Në vendin e dytë u rendit një tjetër legjendë në botën e golfit, Tiger Woods. Me një fitime prej 2.5 miliardë dollarësh, ai sapo humbi vendin e parë.

Ndoshta çuditërisht, vendi i parë i përket legjendës së NBA-së, Michael Jordan, i cili ka grumbulluar një pasuri prej 3.3 miliardë dollarësh.

Pasuria e Michael Jordan tashmë ka kaluar 3 miliardë dollarë falë bizneseve të tij private
Lexo po ashtu Pasuria e Michael Jordan tashmë ka kaluar 3 miliardë dollarë falë bizneseve të tij private

Pasi u tërhoq nga basketbolli, Jordan vazhdoi të fitonte para të mëdha si një sipërmarrës.

Marka e tij ‘Air Jordan’, e cila është në bashkëpunim me gjigantin e veshjeve sportive Nike, sjell rreth 1 miliard funte në vit në shitje.

Në listë gjenden edhe emra si Lebron James i gjashti, Floyd Mayweather i teti, Roger Federer i nënti dhe Phil Mickelson i dhjeti.

Këtu janë 10 sportistët më të paguar të të gjitha kohërave:

1.Michael Jordan – Basketboll – 3.3 miliardë dollarë

2.Tiger Woods – Golf – 2.5 miliardë dollarë

3.Arnold Palmer – Golf – 1.7 miliard dollarë

4.Jack Nicklaus – Golf – 1.63 miliard dollarë

5.Cristiano Ronaldo – Futboll – 1.58 miliard dollarë

6.LeBron James – Basketboll – 1.53 miliard dollarë

7.Lionel Messi – Futboll – 1.48 miliard dollarë

8.Floyd Mayweather – Boks – 1.41 miliard dollarë

9.Roger Federer – Tenis – 1.38 miliard dollarë

10.Phil Mickelson – Golf – 1.36 miliard dollarë

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori