LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e Michael Jordan tashmë ka kaluar 3 miliardë dollarë falë bizneseve të tij private

Pasuria e Michael Jordan tashmë ka kaluar 3 miliardë dollarë falë bizneseve të tij private

Ish-basketbollisti legjendar Michael Jordan vazhdon të dëshmojë madhështinë e tij edhe jashtë parketit, teksa pasuria e tij, falë kontratave fitimprurëse, e ka kaluar vlerën prej tre miliardë dollarët.

Revista amerikane e biznesit Forbes , e rendit Jordan në mesin e sportistëve më të pasur në botë me një vlerë që tani ka kaluar tre miliardë dollarë.


Gjashtë herë kampioni i NBA-së fitoi nga 150 deri në 250 milionë dollarë në vetëm një vit për shkak të kontratës së tij me Nike.

Kjo është më shumë se sa ka fituar gjatë gjithë karrierës së tij në basketboll dhe bëhet fjalë për shumën prej 94 milionë dollarësh, teksa kishte luajtur për Chicago Bulls dhe Washington Wizards.

Jordan hyri në biznes me Nike pasi kjo kompani fitoi garën me Converse dhe Adidas. Fillimisht, Jordan dhe Nike nënshkruan një kontratë pesëvjeçare me vlerë 2.5 milionë dollarë, por nëna e Michael “detyroi” Nike që t’i jepte basketbollistit të famshëm 25 për qind të shitjeve të atleteve me imazhin e tij.

Ish-basketbollisti legjendar fitoi 256 milionë dollarë nga shitjet totale të markës Jordan. Gjithashtu, ai shiti aksionet e tij që i kishte tek ekipi i Charlotte Hornets, gjë që e bëri vlerën e pasurisë së tij që të kalonte shifrën e tre miliardë dollarëve.

Kujtojmë pra se Jordan fitoi 94 milionë dollarë gjatë gjithë karrierës së tij si basketbollist.

Ai fitoi 28.3 milionë dollarë me Bulls deri në vitin 1995, dhe 63.2 milionë dollarë në dy sezonet e fundit, ndërkaq pjesën e mbetur e fitoi me Washington Wizards./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori