ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Fansat e basketbollit në Kosovë janë tronditur nga lajmi për vdekjen e ish-basketbollistit të Golden Eagle Yllit, Kinu Rochford, i cili humbi jetën pas një incidenti me armë zjarri gjatë një turneu basketbolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimeve, 35-vjeçari u qëllua në kokë gjatë të shtënave që shpërthyen në aktivitet.


Ai u dërgua me urgjencë nga ekipet mjekësore në spitalin Mount Sinai Morningside në gjendje kritike, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe u shpall i vdekur.

Nga i njëjti incident mbetën të plagosur edhe dy kalimtarë, të cilët, sipas autoriteteve, janë jashtë rrezikut për jetën dhe pritet të rikuperohen plotësisht.

Rochford ishte një basketbollist me përvojë dhe një emër i njohur në arenën ndërkombëtare, ndërsa kishte lënë gjurmë edhe në basketbollin kosovar.

Gjatë vitit 2021 ai veshi fanellën e Golden Eagle Yllit, duke dhënë kontributin e tij në elitën e basketbollit të Kosovës.

Lajmi për ndarjen tragjike nga jeta e Rochford ka shkaktuar reagime të shumta në komunitetin e basketbollit, ndërsa pritet që autoritetet amerikane të zbardhin rrethanat e plota të incidentit dhe motivin e të shtënave./Telegrafi/

telegrafi sport app