“Drejtësia nuk mund të ndryshojë shpirtin e njerëzve, por mund të mbajë nën fre njerëzit e pashpirt”. Kështu kishte thënë Martin Luther King – udhëheqësi i lëvizjes për të drejtat civile në ShBA. Kjo thënie e tij është aktuale për realitetin tonë edhe pas pothuaj një shekulli që është nxjerr nga goja e Luther Kingut.
Para pak ditësh u ndezën qirinj në Podujevë si reagim ndaj vrasjes mizore të 18-vjeçarit llapjan nga bashkëmoshatarët e tij. Qirinjtë u ndezën gjatë vitit që lamë pas edhe në raste të tjera në Prishtinë (zakonisht kjo bëhet para Teatrit Kombëtar), në shenjë proteste për vrasje të rënda e dështim të sistemit të drejtësisë.
Ato duhet ndezur edhe para dyerve të policisë, prokurorisë e gjykatave. Sepse, në plotë raste gjyqësori ynë arreston e çon në burg një kundërvajtës fukara për një kërcënim banal (qoftë edhe në rrjete sociale), kurse i lë të bredhin të lirë personat e dënuar me burg dhe dosje me dhjetëra vepra penale.
I tillë është rasti i vrasësit që mori jetën e bashkëmoshatarit në Podujevë. Ai ishte i dënuar me tre vjet e gjysmë burgim dhe në dosjen e tij kishte nëntë vepra penale. I njëjti, në vend se të ishte nën mbikëqyrje të përhershme të policisë, del e bën ligjin e gangsterit në qytet duke shkel me veturë një adoleshent tjetër dhe më pastaj e godet mizorisht me shkop bejsbolli deri në vrasje.
Në këtë krim fizik ndodhë edhe një tjetër krim administrativ-juridik. Hetuesit policorë, që sipas axhës së viktimës kanë dalë në vend të ngjarjes pas një ore, në raportin e rastit nuk përmendin fare tentimvrasjen nga i dyshuari që deshi të shkelte viktimën me veturë e as rrahjen deri në vdekje me mjete të forta – shkop bejsbolli – por, raportojnë një therje me thikë. Kjo të shtyn të besosh se, mbase duke shpresuar se viktima do t’i mbijetojë mizorisë, do t’i bëhej edhe një argat vrasësit me një raport më lehtësues.
Vrasja e adoleshentit llapjan nga dy bashkëmoshatarë të tij në mënyrën më mizore nuk do të jetë alarmi i fundit. Mbase do të mbetet veç edhe një vrasje mizore në vargun e shumë të tjerave që kanë ndodhur dhe do të na ndodhin.
Kush mund ta shpjegojë e arsyetojë faktin që një adoleshent i dënuar me burg dhe që në dosjen e vet ka edhe nëntë vepra penale, lejohet të dalë lirshëm nëpër qytet me veturë dhe me shkop bejsbolli në bagazh.
Edhe në këtë rast, krejt reagimi publik dhe thirrja për përgjegjësi e dhënie të dënimit të merituar vrasësve, do të zgjasë tri ditë. E, vrasësit me alltia, thika e shkopinj bejsbolli do të vazhdojnë të paraqesin rrezik për secilin qytetar – pa dallim moshe e gjinie.
Në vendin ku drejtësia e sistemit gjyqësor bashkëjeton me krimin, sërish do të kemi marshe proteste e ndezje qirinjsh për vrasje mizore si ajo e Donjetës (Pajazitaj), Adonisit (Tetaj), Marigonës (Osmani), Liridonës (Ademaj), Lulzimit (Fejzullahu) …
Dhe, ashtu siç rëndom ndodhë te ne, një krim-vrasje e re do ta çojë në harresë vrasjen e fundit. Ndërkohë, prokurorë e gjykatës të pandërgjegjshëm do të gjejnë rrethana lehtësuese për vrasësit e kriminelët ordinerë.
Shpejt do të dalë një avokat e do të thotë se i riu në Llap e kreu vrasjen në afekt, pa paramendim, sepse vetura e tij rastësisht iu turr viktimës dhe krejt rastësisht e goditi me shkop bejsbolli deri në vrasje. E, do të ketë edhe prokurorë e gjykatës që të do t’ia bëjnë argatin krimit.
Qytetari do të vazhdojë të ngushëllohet me ndezje qirinjsh. Me reagime e mallkime në rrjete sociale. Me thirrje për drejtësi e dënim maksimal për vrasësit.
Por, në të njëjtën kohë gangsterët dhe kriminelët e të gjitha kategorive do të vazhdojnë të bëjnë ligjin.
Njerëzit nuk po ikin nga ky vend veç për shkak të gjendjes ekonomike. As veç për shkak të degradimit të sistemit arsimor e shëndetësor.
Po ikin edhe nga pasiguria fizike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3