Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet që sot të zhvillojnë një takim të veçantë me homologët e tyre izraelit dhe palestinez mbi perspektivat për një paqe të qëndrueshme.
Ky takim vjen pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar thirrjet për një zgjidhje me dy shtete.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka akuzuar Izraelin për “krijimin” dhe “financimin” e Hamasit, gjë që sipas tij dërgon në zvogëlimin e mundësive për krijimin e një shteti palestinez, shkruan The Guardian, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, ai ka këmbëngulur se e vetmja mënyrë që të arrihet një paqe e qëndrueshme në rajon është që një zgjidhje me dy shtete “të imponohet nga jashtë”.
27 ministrat e BE-së së pari do të takohen me ministrin e jashtëm izraelit, Israel Katz, përpara se të bisedojnë veçmas me kryediplomatin e Autoritetit Palestinez, Riyad-al-Maliki.
Katz dhe Maliki nuk pritet të takohen me njëri-tjetrin.
Bisedime me ministrat evropianë do të zhvillojnë edhe ministrat e jashtëm të Egjiptit, Jordanisë, dhe Arabisë Saudite.
Zyrtarët e BE-së gjithnjë e më shumë po bëjnë thirrje për përfundim të luftës në Gazë, për t’i dhënë fund sundimit të Hamasit, duke e vendosur Autoritetin Palestinez në krye të territorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251