LAJMI I FUNDIT:

Në qarkullim tri lloje të gripave, Sadiku: Në dy javët e para të janarit mbi 60 mijë vizita të pacientëve në QMF-të

Në qarkullim tri lloje të gripave, Sadiku: Në dy javët e para të janarit mbi 60 mijë vizita të pacientëve në QMF-të

Në dy javët e para të këtij viti mbi 60 mijë vizita të pacientëve me grip sezonal janë regjistruar në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Komunën e Prishtinës. 

Kështu ka thënë në një prononcim për Telegrafin drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

Sipas tij, edhe pse ka një rënie të vogël të fluksit të pacientëve në krahasim me dy javët e para të muajit janar, ende vërehet një numër i konsiderueshëm i pacientëve që kërkojnë shërbime në QMF-të e Prishtinës.


“Fatkeqësisht ende ka fluks të pacientëve, edhe pse tri – katër ditët e fundit është vërejtur një rënie e vogël e fluksit në krahasim me dy javët e para të janarit. Por, ende vazhdon të kenë kërkesa të shtuara të pacientëve që kanë infeksion nga gripet sezonale. Është vërtetuar që në Kosovë përveç gripit sezonal ka edhe COVID-19, edhe gripi i derrave (që quhet në popull)”, ka thënë Sadiku.

Izet Sadiku, drejtor i Shëndetësisë në Komunë të Prishtinës /Foto: Ridvan Slivova/

Siç u shpreh, ai për 15 ditët e para të këtij viti janë dhënë 200 mijë shërbime në krejt QMF-të.

“…Prej të cilave janë diku mbi 60 mijë vizita mjekësore, që është rreth 15 përqind më shumë se 15 ditët e dhjetorit të vitit të kaluar”, ka thënë Sadiku.

I pyetur se a ka staf mjekësor mjaftueshëm për ta përballuar gjithë këtë fluks të pacientëve, Sadiku tha: “Ju e dini që Prishtina fatkeqësisht ka numër të kufizuar të stafit, kjo është si pasojë e regjistrimit të numrit të popullsisë që ka ndodhur në vitin 2011 dhe sipas asaj Prishtina i ka 200 mijë banorë, e numri i mjekëve dhe infermierëve ndahet në bazë të numrit të banorëve. Dhe realisht ne e dimë që në Prishtinë është numër më i madh i banorëve, dhe shërbimet duhet me i dhënë për një numër më të madh të banorëve se që i kemi banorë rezidentë në kryeqytet. Kjo i mbingarkon punëtorët shëndetësorë”.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë u shpreh se: “sipas parametrave që ka përcaktuar Organizata e Punëtorëve të Shëndetësisë, një mjek familjar duhet t’i ketë diku mesatarisht 25 vizita mjekësore në ditë, e te ne shpesh kjo kalon 50-shin”.

Gjatë prononcimit, ai tregoi se edhe mjekët e stafi mjekësor janë kategori e rrezikuar nga përhapja e sëmundjeve virale.

“Edhe mjekët të cilët janë kategori e rrezikuar nga përhapja e sëmundjeve virale, pasi kanë kontakt vazhdimisht me pacientët e sëmurë, e kjo ndikon, që me u sëmurë edhe ata. Kemi pas edhe punëtorë shëndetësorë të sëmurë dhe sidomos në rast kur kemi pas COVID-19 është dashtë që ata të izolohen”.

“Tash kemi sëmundjet virale dhe sëmundjet virale domethënë nuk ka terapi të veçantë, është terapi simptomatike…”, tha ai.

Ndryshe, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), kishte njoftuar se vetëm në javën e parë të janarit janë raportuar gjithsej 5 mijë e 713 raste të të prekurve me grip sezonal.

Sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024 numri i të prekurve me grip u paraqit në aktivitetin e lartë të qarkullimit, e cila shënoi rritje duke e kaluar pragun epidemik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Lajme
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi

"Për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë" - Ramush Haradinaj kujton vëllain e tij Luanin

Lajme
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Kronika e Zezë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Kalo në kategori