LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i të prekurve nga gripi sezonal, IKShPK: Në javën e parë të janarit janë raportuar mbi 5 mijë e 700 raste

Rritet numri i të prekurve nga gripi sezonal, IKShPK: Në javën e parë të janarit janë raportuar mbi 5 mijë e 700 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se vetëm në javën e parë të janarit janë raportuar gjithsej 5 mijë e 713 raste të të prekurve me grip sezonal.

Sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024 gripi paraqitet në aktivitetin e lartë të qarkullimit, ka shënuar rritje dhe e ka kaluar pragun epidemik.


Tutje bëhet e ditur se nga tetori 2023 dhe deri në janar 2024, janë shënuar 38 mijë e 476 raste të të prekurve me këtë grip.

Në njoftimit e tyre, nga Instituti kanë publikuar edhe masat e parandalimit nga përkrahja e virusit të gripit, duke shtuar se mënyra më efektive e parandalimit është vaksinimi.

“Vaksinimi mbron të vaksinuarin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së gripit. Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhet në cdo komunë/QKMF. Efekti i vaksinës fillon 1 deri në 2 javë pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit”, thuhet mes tjerash.

Nga IKSHPK-ja kanë bërë të ditur gjithashtu se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë në fillim të sezonës së gripit 2023/2024 kanë siguruar 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori