LAJMI I FUNDIT:

Vodhën para në katër bankomate në Tiranë, shpallen në kërkim tre rumunë

Vodhën para në katër bankomate në Tiranë, shpallen në kërkim tre rumunë

Tre shtetas rumunë janë shpallur në kërkim pasi vodhën para në katër bankomate të ndryshme në Tiranë.

Dyshohet se përmes ndërhyrjes në sistemet kompjuterike, me karta të klonuara, ata mundën të merrnin shuma parash nga disa ATM në kryeqytet.


Policia bën me dije se në kërkim janë shpallur F. O., 51 vjeç, M. M., 45 vjeç, A. S., 20 vjeç, të tre shtetas Rumun dhe banues në Rumani.

“Nga veprimet hetimore intensive të kryera ka rezultuar, se këta shtetas, më datë 09.12.2023 dhe 06.01.2024, kanë tentuar të vjedhin dhe gjithashtu kanë vjedhur, me anë të ndërhyrjes në sistemet kompjuterike, me karta të klonuara, karta të vjedhura në shtete të huaja dhe duke dëmtuar disa ATM në Tiranë, shuma parash, në disa ATM po në kryeqytet.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, janë autorë të 2 rasteve të mbetur në tentativë, 1 vjedhjeje në datë 06.01.2024, dhe të 3 vjedhjeve të tjera, të ndodhura më datë 09.12.2023”-njofton policia.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve kriminale dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori