Milloshoski: Gjykatësit dhe prokurorët e rinj tashmë janë përcaktuar – 45 të LSDM-së, 25 të BDI-së dhe 20 të ASH-së
Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski ka kritikuar Ministrinë e Drejtësisë për paralajmërimin për ndryshim të Ligjit për Akademinë e Gjykatësve. Milloshoski në një postim në Facebook shkruan se me këtë po keqpërdoret flamuri europian, për pranimin e 100 gjykatësve dhe prokurorëve të rinj, përmes provimit me shkrim, në vend të atij elektronik.
Milloshoski thotë se provimi me shkrim nënkupton edhe ndikim njerëzor dhe mundësi manipulimesh.
“Arsyetimi është për shkak të problemit të paparashikuara në prokurimin e softuerit elektronik për kalimin e testit kualifikues në Akademinë e Gjykatësve. Por ky manipulim hidhet poshtë me nenin 55 të Ligjit për Prokurimin Publik, ku nëse diçka është urgjente, mund të bëhet një prokurim i menjëhershëm dhe i pashtyrë i softuerit elektronik me negocim, pa shpallje publike. Plus, në Maqedoni ekzistojnë së paku 7-8 subjekte juridike që kanë softuer të përshtatshëm elektronik dhe dhoma të pajisura për dhënie elektronike të provimeve, përfshirë Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup. Për të qenë të qartë, ndryshe nga testi elektronik, testi me shkrim i Akademisë nënkupton ndikim njerëzor, mundësi manipulimesh, përgjigje shtesë nga një palë e tretë për pyetjet pa përgjigje dhe dhënien e pikëve maksimale për të preferuarit e qeverisë për gjyqtarë dhe prokurorë”, shkruan Milloshoski.
Milloshoski thotë se koalicioni qeverisës, respektivisht BDI, ASH dhe LSDM tashmë i kanë përzgjedhur kandidatët e tyre për 130 gjykatës prokurorë të rinj.
“Nga gjithsej 130 gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm, sipas burimit në AGJPP, në Akademi do të regjistrohen: 25 nga lista e krijuar nga BDI, 20 nga lista e Aleancës, 45 nga lista e LSDM-së dhe 10 nga partitë më të vogla të koalicionit. 30 gjyqtarët dhe prokurorët e mbetur do të përzgjidhen nga më të mirët nga 200 kandidatët e mbetur të regjistruar”, thotë Milloshoski në reagimin e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasja e efektivit të “Shqiponjave” në Fier, jepet shpërblim 30 mijë euro për kapjen e autorit
Rasti për spitalin modular në Tetovë kthehet në rigjykim, familjarët shpresojnë të zbardhet e vërteta
E rëndë në Lezhë, djali me probleme të shëndetit mendor vret nënën me thikë
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale "Shqiponjat"
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron