LAJMI I FUNDIT:

Bonucci arrin marrëveshje me skuadrën e re, do të luftoj për titullin

Bonucci arrin marrëveshje me skuadrën e re, do të luftoj për titullin

Leonardo Bonucci ka vendosur të largohet nga Union Berlini dhe tanimë ka gjetur skuadrën e tij të re.

Mbrojtësi italian ishte pranë rikthimit në Serie A pasi kishte gjetur marrëveshjen me Romën, por në fund ishin tifozët e Giallorosëve që ia ndaluan këtë transferim.


Përkundër se lojtari dëshironte të rikthehej në Serie A, një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi karrierën do ta vazhdoj në Turqi.

Tifozët ia ndaluan transferimin te Roma, Bonucci pranë një tjetër skuadre italiane
Lexo po ashtu Tifozët ia ndaluan transferimin te Roma, Bonucci pranë një tjetër skuadre italiane

36-vjeçari ka gjetur marrëveshje me gjiganti turk Fenerbahce dhe transferimi i tij është çështje orësh.

Më meritori për këtë ka qenë Edin Dzeko që ka bindur veteranin italian për tu transferuar në Stamboll dhe për të luftuar për titullin kampion.

Roma është tërhequr nga negociatat për Leonardo Bonuccin
Lexo po ashtu Roma është tërhequr nga negociatat për Leonardo Bonuccin

Po ashtu, Bonucci ka marrë garanci nga trajneri italian, Luciano Spalletti, i cili ka konfirmuar se nëse është në nivel dhe në formë të mirë, do të ftohet në Evropianin e ardhshëm në Gjermani.

Bonucci tani duhet të zgjidhë kontratën me Union Berlinin për të dalë lojtarë i lirë, derisa te Fenerbahce raportohet se do të fitojë 2.8 milionë euro për gjashtë muaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi fiton avantazh në garën për transferimin e top yllit francez

Real Madridi fiton avantazh në garën për transferimin e top yllit francez

La Liga
Manaj i jep lamtumirën Sivassporit pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gati hapi i madh në karrierë

Manaj i jep lamtumirën Sivassporit pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gati hapi i madh në karrierë

Ndërkombëtare
Joan Laporta konfirmoi shkarkimin e Xavit nga shtrati i spitalit

Joan Laporta konfirmoi shkarkimin e Xavit nga shtrati i spitalit

La Liga
Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Premier League
Kalo në kategori