LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së po radhit skandale

OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së po radhit skandale

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe BDI në fillim të vitit 2024 vazhdojnë me skandale. Nga OBRM-PDUKM thonë se ata prodhojnë skandale në baza ditore.

“Ndoshta skandali më i madh që mund të kishte pasoja fatale është ndërhyrja në navigacionin e Maqedonisë, një objekt kyç. Derisa kontrollorët e trafikut ajror ishin në punën e tyre duke kontrolluar dhe drejtuar trafikun ajror, një grup banditësh të udhëhequr nga zyrtari Bekim Neziri i sulmuan ata. Për drejtorin e M-NAV ka qenë një sherr mes punonjësve që njihen prej njëzet vitesh. Nuk ka prova që gjykata të caktojë masën e paraburgimit”.


“Më 5 janar e lanë të arratisej Ismet Gurin. Oficerët e policisë nuk e gjetën Gurin në shtëpinë e tij, ku ishte në arrest shtëpiak, ish-zëvendësdrejtor i DAP dhe zyrtar i BDI-së. Guri është një nga të dyshuarit në hetimin që po zhvillohet ndaj 15 personave që dyshohen për evazion fiskal, bashkim kriminal dhe pastrim parash, të cilin prokuroria e kishte njoftuar vitin e kaluar”.

“Qeveria e udhëhequr nga SDS dhe BDI në fillim të vitit uruan qytetarët, ngritën çmimin e rrymës. Ose sipas përllogaritjeve, qytetarët do të paguajnë fatura më të shtrenjta për rreth 400 denarë”.

“Në pak ditë në fillim të vitit janë bërë disa shpallje për punësim në institucionet shtetërore ose bëhet fjalë për gati 150 punësime. Qeveria e udhëhequr nga SDS dhe BDI, vetëm pak ditë para zgjedhjes së qeverisë së re teknike, po strehon ushtarët e saj partiakë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në trend Lajme

Më shumë
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
KFOR-i për dënimet e sulmuesve gjatë protestave në veri: Kemi marrë parasysh vendimet e gjykatës

KFOR-i për dënimet e sulmuesve gjatë protestave në veri: Kemi marrë parasysh vendimet e gjykatës

Drejtësi

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Imazhet e para nga dronët Bayraktar, Peleshi: Rrisim aftësitë tona të sigurisë

Imazhet e para nga dronët Bayraktar, Peleshi: Rrisim aftësitë tona të sigurisë

Lajme
Dyshimi për ngacmin seksual të nxënëses në Gjilan, prokuroria pushon hetimet

Dyshimi për ngacmin seksual të nxënëses në Gjilan, prokuroria pushon hetimet

Drejtësi
Borell para largimit nga posti: Detyrimet Kosovë-Serbi nuk do të zhduken

Borell para largimit nga posti: Detyrimet Kosovë-Serbi nuk do të zhduken

Lajme
Kalo në kategori