LAJMI I FUNDIT:

Vitor Roque tregon idhujt e tij në futboll, të gjithë kanë luajtur për Barcelonën

Vitor Roque tregon idhujt e tij në futboll, të gjithë kanë luajtur për Barcelonën

Vitor Roque është zyrtarisht një futbollist i Barcelonës, derisa prezantimi i tij dhe konferenca do të mbahen më 3 janar.

Sulmuesi i talentuar brazilian do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Xavi Hernandez, derisa pritshmëritë në Kataluni për të janë të mëdha.


Ai ka thënë se fillimisht nuk besonte se do të bëhej realitet kalimi i tij te gjiganti katalunas, por me kalimin e kohës filloi të besonte kur gjërat u bën serioze.

“Gjithçka që dua për Krishtlindje je ti”, Vitor Roque është në Barcelonë
Lexo po ashtu “Gjithçka që dua për Krishtlindje je ti”, Vitor Roque është në Barcelonë

“Fillimisht nuk e besova. Pas një kohe gjërat u bënë serioze. Unë fola me babanë tim dhe kur gjithçka u konfirmua, u gëzova shumë sepse ëndrra ime po realizohej”.

“Barcelona ishte opsioni i vetëm, nuk doja asnjë klub tjetër. Është klubi më i mirë në botë dhe gjithmonë ka qenë ëndrra ime të luaj këtu”, tha Vitor Roque.

“Jam këtu për të shënuar gola”, fjalët e para të Vitor Roque pas arritjes te Barcelona
Lexo po ashtu “Jam këtu për të shënuar gola”, fjalët e para të Vitor Roque pas arritjes te Barcelona

18-vjeçari tregoi edhe idhujt e tij, të gjithë brazilianë dhe të gjithë kanë lënë gjurmë në Camp Nou me fanellën e Barcelonës.

“Janë shumë lojtarë që kam idhuj, por unë do thoja Neymari, Romario, Ronaldo dhe Ronaldinho. Këta janë ata që mendoj se kanë pasur ndikimin më të madh tek unë dhe që të gjithë kanë luajtur për Barcelonën”, deklaroi Vitor Roque. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Shkruhet historia: Ndodhi në Euro 2024 ajo që nuk kishte ndodhur kurrë në asnjë Kampionat Evropian

Shkruhet historia: Ndodhi në Euro 2024 ajo që nuk kishte ndodhur kurrë në asnjë Kampionat Evropian

Përfaqësueset
Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Përfaqësueset
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Kalo në kategori