LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person me shtetësi turke në aeroportin e Prishtinës

Arrestohet një person me shtetësi turke në aeroportin e Prishtinës
Foto: Ilustrim

Një person (me shtetësi turke) është arrestuar nga Policia e Kosovës me urdhër arrest ndërkombëtar nga ILEC.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:59 në aeroportin “Adem Jashari”.


Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Në bazë të  urdhër arrestit ndërkombëtar nga ILEC-u është arrestuar i kërkuari mashkull turk dhe i njëjti me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/