Trepça ka shënuar fitoren e radhës në Prince Caffe Superligë. Mitrovicasit kanë mundur Istogun me rezultat 65:106 (10:31, 24:16, 15:26, 16:33), në javën e 15-të të Prince Caffe Superligës. Sfida u zhvillua në Mitrovicë.
Mitrovicasit e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe që në fillim krijuan epërsi të lartë, duke e fituar çerekun e parë me 21 pikë dallim, 10:31. Istogasit në periudhën e dytë arritën që paksa të ngushtojnë epërsinë, ku pjesa e parë përfundoi 34:47.
“Xehetarët” kontrolluan lojën edhe në pjesën e dytë, duke mos e rrezikuar fitoren për asnjë moment, madje e shtuan epërsinë, për të triumfuar në fund 65:106.
Te Istogu u dalluan Tyres Prince me 21 pikë, pesë kërcime e katër asistime dhe Desmond Halloëay me 19 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Trepça u dalluan Darnell Edge me 17 pikë e 14 asistime, Jordy Tshimanga me 22 pikë e 13 kërcime dhe Erjon Kastrati me 16 pikë e tri kërcime.
Istogasit kanë një fitore e 14 humbje, duke u renditur në vendin e fundit, ndërsa mitrovicasit kryesojnë me 13 fitore e dy humbje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251