LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri hungarez pranon ta takojë Zelenskyn

Kryeministri hungarez pranon ta takojë Zelenskyn

Viktor Orban ka folur sot në një konferencë ndërkombëtare për shtyp edhe për raportet mes Hungarisë dhe Ukrainës.

Udhëheqësi nacionalist hungarez tha se ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për të mbajtur një takim dypalësh.


"Pije një kafe...", Scholzi e 'përzuri' prej sallës Orbanin para votimit më të rëndësishëm në samitin e BE-së
Lexo po ashtu "Pije një kafe...", Scholzi e 'përzuri' prej sallës Orbanin para votimit më të rëndësishëm në samitin e BE-së

Nëse do të ndodhë, ky do të ishte takimi i parë zyrtar dypalësh midis dy liderëve që nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, raporton skynews.

Orban tha se Zelensky propozoi takimin në fillim të këtij muaji dhe sugjeroi që dyshja duhet të “negociojnë”. “I thashë se do të jem në dispozicion të tij. Duhet të sqarojmë vetëm një pyetje”, tha ai.

Lideri hungarez pohoi se presidenti ukrainas dëshironte të diskutonte ofertën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, të cilën po e kundërshton fuqishëm Hungaria.

Çfarë ka kryeministri hungarez, Viktor Orban kundër Ukrainës?
Lexo po ashtu Çfarë ka kryeministri hungarez, Viktor Orban kundër Ukrainës?

Më herët, Orban gjithashtu u duk se dha një shpjegim se pse e bllokoi një paketë ndihme shumëvjeçare prej 50 miliardë eurosh për Kievin.

Udhëheqësi hungarez tha se paratë për Ukrainën nuk duhet të vijnë nga buxheti qendror i BE-së dhe do të ishte “një vendim i keq”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

Evropa
Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharikvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharikvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evropa
Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Azia
Kalo në kategori