LAJMI I FUNDIT:

Pista e skive në Dardhë mbushet me turistë

Pista e skive në Dardhë mbushet me turistë

Dardha, fshati turistik vetëm 18 kilometër në juglindje të Korçës është një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë sezonit të dimrit.

Më të veçantë këtë fshat turistik e bën edhe pista e skive e cila kryesisht gjatë fundjavave kthehet në një prej atraksioneve kryesore për turistët vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga pista e skive në Dardhë e mbushur me turistë.


“Pamje mbresëlënëse që vijnë nga pista e skive në Dardhë, në stinën më të bukur për turizmin malor”, shprehet Rama.

Rruga për në Dardhë është e lehtësisht e aksesueshme pas mirëmbajtjes pa ndërprerje me mjetet borëpastruese për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës megjithatë rekomandohet përdorimi i gomave dimërore. /Telegrafi/