LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje

Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje

Dy të rinj janë vrarë në një incident me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Klinës.

Ngjarja tragjike ka tronditur Klinën, ndërsa policia ka arrestuar personin i cili dyshohet se është dorasi.

Drejtori Rajonal i Policisë, Shaban Shala, ka konfirmuar detaje rreth rastit, duke deklaruar se viktimat janë të moshës 20 dhe 21 vjeç.


“Kur kemi arritur në vendngjarje, kemi gjetur një viktimë aty dhe i dyshuari kishte ikur. Si pasojë e kësaj, kemi një person që nuk kishte shenja jete dhe një tjetër që ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal të Pejës, pasi nuk ka mundur të përballojë plagët,” tha Shala.

Ai duke iu referuar informacioneve paraprake, tregoi se bëhet fjalë për 4-5 gjuajtje me armë zjarri.

Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
Lexo po ashtu Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë

Ndërkohë, prokurorja Sahide Gashi ka deklaruar se ende nuk dihen motivet që çuan në këtë akt të rëndë.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Klinë

“Rasti është tragjik, pasi ka marrë jetën e dy personave të rinj. Detajet ende nuk i kemi, por jemi në proces të mbledhjes së provave dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes,” tha Gashi.

Ajo shtoi se trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“I dyshuari, edhe ai i moshës së re, është arrestuar falë punës së shpejtë të policisë,” përfundoi Gashi.

Ndërkaq raportohet se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

Lajme
​Çfarë mesazhe pritet të sjellë zyrtari i lartë amerikan në Kosovë?

​Çfarë mesazhe pritet të sjellë zyrtari i lartë amerikan në Kosovë?

Lajme
Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Siguri
Vdes në QKUK foshnja 9 muajshe nga Suhareka

Vdes në QKUK foshnja 9 muajshe nga Suhareka

Kronika e Zezë
Ngjarje si në filma në Sarandë, hidhet në det për t’i shpëtuar policisë - arrestohet nga kufitarët me skaf

Ngjarje si në filma në Sarandë, hidhet në det për t’i shpëtuar policisë - arrestohet nga kufitarët me skaf

Lajme
U arrestuan në Sarandë gjatë aksionit me ‘efekte speciale’, kush janë personat e dyshuar?

U arrestuan në Sarandë gjatë aksionit me ‘efekte speciale’, kush janë personat e dyshuar?

Lajme
Kalo në kategori