LAJMI I FUNDIT:

Analistët thonë se nga veprimet e fundit të Qeverisë, zgjedhjet parlamentare janë afër

Analistët thonë se nga veprimet e fundit të Qeverisë, zgjedhjet parlamentare janë afër

Qeveria e Kosovës të mërkurën e 13 dhjetorit ka marrë vendim që pensionistëve dhe fëmijëve t’ua ndajë nga 100 euro shtesë për fundvit.

Ky vendim dhe disa veprime tjera të qeverisë gjatë muajve të fundit nga njohësit e çështjeve politike po shihen si sinjale që vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Analisti Dibran Hoxha, në Debat Plus ka pretenduar se Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e Albin Kurtit, është duke tentuar ta rrëzojë veten e ta dërgojë vendin në zgjedhje.


Sipas tij kjo po bëhet sepse nuk po mundet ta mbajë barrën e problemeve që i ka Kosova.

Hoxha ka theksuar LVV-ja po dëshiron ta ndajë përgjegjësinë e qeverisjes me ndonjë nga partitë tjera të Kosovës.

“Kjo fushatë e hapur që evidentohet në mënyrë të tillë nuk ka kurrfarë shpjegimi racional pos zgjedhjeve të reja, se kjo qeveri dëshiron ta rrëzoj veten. Dëshiron me hi në ndonjë kampanjë të re zgjedhore ku e zbut përqindjen, pasi po duket se nuk po mundet ta mbajë barrën 51%”.

Ndarja e 100 eurove nga Qeveria konsiderohet “lëmoshë sociale” e parapërgatitje për zgjedhje
Lexo po ashtu Ndarja e 100 eurove nga Qeveria konsiderohet “lëmoshë sociale” e parapërgatitje për zgjedhje

Hoxha thotë se dialogu është patatja e nxehtë në dorën e Kurtit.

“Kurti po dëshiron ta ndaj barrën me të tjerët. Një barrë që shpërndahet me koalicion”, tha ai.

Edhe analisti Astrit Gashi ka deklaruar se nga veprimet e fundit të Qeverisë shihet se zgjedhjet parlamentare janë afër.

Gashi duke iu referuar vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët, ka theksuar se duan të mbulojnë problemet e tjera dhe të “blejnë” vota.

“Me këto dy veprimeve të fundit të qeverisë o ka vjen era zgjedhje parlamentare. Kësaj erës që e pata ma shtoj një koleg që veçse ishin ndarë mjetet për KQZ-në për zgjedhje”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, problemet sociale duhet të zgjidhen përmes investimeve komunale dhe qeveritare, duke shtuar se ndihma sociale nuk mund të mbulojë mungesën e investimeve afatgjata./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori