LAJMI I FUNDIT:

Ndarja e 100 eurove nga Qeveria konsiderohet “lëmoshë sociale” e parapërgatitje për zgjedhje

Ndarja e 100 eurove nga Qeveria konsiderohet “lëmoshë sociale” e parapërgatitje për zgjedhje

Qeveria e Kosovës të mërkurën e 13 dhjetorit ka marrë vendim që pensionistëve dhe fëmijëve t’ua ndajë nga 100 euro shtesë për fundvit.

Ndarja e mbi 50 milionë eurove për këto dy kategori sociale, nga njohësit e çështjeve ekonomike po vlerësohet si “lëmoshë sociale” dhe mungesë e një strategjie konkrete ekonomike.


Profesori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Nagip Skenderi i cili ligjëron në Fakultetin Ekonomik, ka thënë se ky vendim i Qeverisë u ndihmon vetëm përkohësisht pensionistëve dhe fëmijëve.

“Konsideroj se vendimi qeveritar për “lëmoshat sociale” qe po ndahet në fundvit është për keqardhje, ngase asgjë nuk u ndihmon këtyre kategorive, përpos një ndihmë momentale sa për të përballuar shpenzimet e fundvitit”, ka deklaruar Skenderi.

Sipas profesorit të ekonomisë Qeveria duhet të marrë shembull nga Mali i Zi i cili i ka rritur pensionet në 450 euro dhe jo të sillet si “Babadimër që bën zgjidhje të përkohshme”.

“Pensionistët kanë nevojë për një pension të dinjitetshëm, shikoni se çfarë bëri Qeveria e Malit të Zi duke ua rritur pensionin në 450 euro, kurse tek ne pensionet sillen prej 100 deri 250 Euro. Do të duhej angazhuar për rritje të pensioneve për jetë normale, e jo te vrapojnë pas babadimrit për një dhuratë simbolike prej 100 Euro. Njëjte është situata edhe me fëmijët, rritja dhe përkujdesja e tyre është obligim i përhershëm, e jo një dhuratë sociale për Vitin e Ri”, ka thënë ai.

Profesori i Universitetit Hasan Prishtina, Nagip Skenderi

“Kjo, poashtu mendoj se është një truk qeveritar që të largojë vëmendjen nga mos zhvillimet e pritshme politike, ekonomike e sociale për vendin. Thjesht, konsideroj se këto janë lëmosha sociale, që i japin vendit një tretman të konceptit të varfërisë, e assesi të prosperitetit ekonomik e social”, ka shtuar Skënderi.

Sipas tij këto veprime nga ana e Qeverisë janë paralajmërim për afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme.

“Ajo që me tepër me shqetëson,  mendoj se kjo është një përgatitje e elektoratit për zgjedhjet e ardhshme, që mendoj se shume shpejt do të ndodhin – ndoshta pranvera e hershme mund të jetë, dhe rastet sociale dhe ata që u gëzohen këtyre ndihmave mund të jenë votues potencial të partisë në pushtet.  Kjo me argumenton edhe faktet së kohën e fundit kemi shumë vizita, si të pushtetarëve – rasti i Kryeministrit Kurti në Berlin dhe vende tjera, e poashtu edhe zyrtarëve tjerë nga pozita e opozita që po vërshojnë kohet e fundit në diasporë, krejt në funksion te përafrimit të tyre me partitë politike”, ka sqaruar profesori.

Skënderi ka përfunduar duke thënë se pushteti dhe opozita duhet të “dalin me hartimin e strategjive ekonomike e sociale për një zhvillim ekomomik e ngritje të standardit social te qytetarëve, e jo të mashtrohen me lëmosha sociale njëherë në vit, atëherë kur Qeveria pret si kundërshpërblim votën e qytetarit”.

Zgjidhje të përkohshme të problemeve e ka cilësuar edhe ekonomisti Mustafë Kadriaj vendimin e Qeverisë për ndarjen e 100 eurove.

Ai thekson se kjo do të ketë ndikimin vetëm në rritjen e aktiviteteve tregtare në qendrat tregtare.

Kjo strategji sipas tij është e dështuar.

“Kjo është një dështim i Qeverisë së Kosovës ku shumica e ministrive të saj kanë suficit të buxhetit, nuk e dinë se çfarë të bëjnë dhe thjeshtë të shpërndajmë lëmosh për këto kategori. Edhe këtë e vlerësoj por më mirë është që qeveria të bëj investime në mënyrë që qytetarët të pavarësohen”, ka thënë Kadrijaj.

Mustafë Kadriaj, ekonomist

“Po çdo pagesë e ka efektin e vetë ekonomik që e rrit aktivitetin tregtar nëpër qendra tregtare dhe të moshuarit mund ta ngrisin  mirëqenien tek pjesa e furnizimit me barna. Në nivel të politikave stërgjive ekonomike vlerësoj që qeveria nuk është në rregull për faktin që se pari ajo është dashur të mendoj për pagën minimale, sigurimin shëndetësorë”, ka thënë ai.

“Kjo qeveri në mungesë të investimeve strategjike dhe investimeve kapitale është e interesuar për një sjellje populiste për t’i mbajtur një kategori të  votueseve afër vetës për të qëndruar në pushtet”, ka vijuar ai.

Më tej, Kadrijaj, ka thënë se shteti mbahet me politika zhvillimore dhe jo me politika sociale.

Edhe politikat sociale janë të nevojshme, por sipas tij nëse janë vetëm ato, atëherë shtetit i bëhet dëm.

“Se pari duhen politika investive se për tyre rrite buxheti dhe fuqizohet ekonomia dhe tani mundim të mendojmë për politika sociale”, ka thënë ai.

Në një reagim në Facebook, Agron Demi nga Instituti GAP, ka vlerësuar se ndarja e 100 eurove është bërë pa u klasifikuar rastet veç e veç.

“Në mesin e këtyre 193 mijë pensionistëve, janë së paku 7,000 pensionistë që marrin pension edhe nga Gjermania dhe Zvicra. Për këtë kategori tash Qeveria i ndanë 700 mijë euro”.

Po ashtu, ai ka shkruar se “në mesin e 385 mijë fëmijëve, janë së paku 32,300 prindërit e të cilëve marrin të hyra mujore së paku 1.000 euro në muaj, sipas të dhënave të ATK. Për këtë kategori tash Qeveria u ndanë rreth 3.3 milionë euro”.

“Në anën tjetër sipas Raportit të KE për Kosovën, 18% e popullsisë në Kosovë jeton në varfëri apo me 45 euro në muaj (kjo shënon rritje nga matja e fundit e varfërisë më 2017).Vitin e kaluar transferet sociale kanë mbërri në 12% të GDP, por vetëm 0.5% e kësaj shume ka shku për familjet e varfra. Çka do të thotë se nga skemat sociale të qeverisë nuk janë më të varfrit ata që po përfitojnë”, ka shkruar ai.

Kritika për mungesë të një vizioni ekonomik Qeveria ka marrë edhe nga partitë opozitare e cila e ka akuzuar se po tenton që t’i mashtrojë qytetarët përmes siç e kanë cilësuar ata “lëmoshës sociale”./Tv Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori