LAJMI I FUNDIT:

Luftime të ashpra në jug të Gazës, militantët e Hamasit arrijnë të kapin një mjet të blinduar të izraelitëve

Luftime të ashpra në jug të Gazës, militantët e Hamasit arrijnë të kapin një mjet të blinduar të izraelitëve

Grupi militant palestinez Hamas ka publikuar pamjet e betejës së ashpër në jug të Rripit të Gazës, ku shihen pjesëtarët e këtij grupi duke shkrepur predha mbi mjetet e blinduara izraelite dhe marrin pjesë në luftime të ashpra.

Në video mund të shihen pjesëtarët e Brigadës Izz ad-Din Qassam duke gjuajtur mjetet e izraelitëve në Gazë, kurse në fund të video shihet sesi kanë arritur të kapin një mjet të blinduar të IDF-së izraelite, transmeton Telegrafi.

Hamasi përdori predhat Yassin-105 që janë prodhuar brenda Rripit të Gazës, e pamjet e luftimeve janë realizuar në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Përveç luftës, shirat e dendur dhe erërat e forta godasin Gazën – pamjet tregojnë “ferrin në tokë” që po shohin të zhvendosurit
Lexo po ashtu Përveç luftës, shirat e dendur dhe erërat e forta godasin Gazën – pamjet tregojnë “ferrin në tokë” që po shohin të zhvendosurit

Izraeli javën e kaluar vazhdoi ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës, pas përfundimit të armëpushimit njëjavor me Hamasin.

Nga ana tjetër, nga ministria palestineze e Shëndetësisë është bërë e ditur se në Rripin e Gazës deri më tani janë vrarë 18.608 palestinezë dhe mbi 50.594 tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve ajrore dhe atyre tokësore të ushtrisë izraelite.

Mijëra ndërtesa, përfshirë spitale, xhami e kisha janë shkatërruar nga sulmet izraelite në enklavën e pushtuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë

OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë "ferrin e klimës"

Botë
“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

Amerika Latine
Rusët nuk kanë zgjidhje për armët e lira dhe vdekjeprurëse të Ukrainës - publikohen pamjet brutale nga fushëbetejat

Rusët nuk kanë zgjidhje për armët e lira dhe vdekjeprurëse të Ukrainës - publikohen pamjet brutale nga fushëbetejat

Evropa
Modi pretendonte se ishte i dërguar i Zotit - çfarë do të thotë fitorja e zbehtë e tij për Indinë dhe botën

Modi pretendonte se ishte i dërguar i Zotit - çfarë do të thotë fitorja e zbehtë e tij për Indinë dhe botën

Azia
Gruaja u shpall e vdekur në Nebraska, nisën përgatitjet për varrimin - gjithçka ndryshoi në momentin e fundit

Gruaja u shpall e vdekur në Nebraska, nisën përgatitjet për varrimin - gjithçka ndryshoi në momentin e fundit

Amerika
Kryeministri i Indisë hap tempullin hindu të ndërtuar mbi rrënojat e një xhamie

Kryeministri i Indisë hap tempullin hindu të ndërtuar mbi rrënojat e një xhamie

Azia
Kalo në kategori