LAJMI I FUNDIT:

SHBA vendos sanksione të reja ndaj zyrtarëve të Hamasit – publikohen emrat e tyre

SHBA vendos sanksione të reja ndaj zyrtarëve të Hamasit – publikohen emrat e tyre

Qeveria amerikane vendosi të mërkurën sanksione ndaj tetë zyrtarëve të Hamasit në masën e saj të fundit ndëshkuese pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raundi i ri i sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së synon zyrtarët kryesorë. Kjo përfshin:

Ismail Barhum, një anëtar i Byrosë Politike të Hamasit, i cili “ka funksionuar si drejtues rajonal i departamentit të financave”;


Haroun Nasser Al-Din, kreu i zyrës së Hamasit në Jerusalem, i cili “ka qenë një nga operativët kryesorë financiarë të Hamasit në Turqi”;

Ali Baraka, kreu i Marrëdhënieve Kombëtare të Hamasit me bazë në Liban;

Jihad Yaghmour, përfaqësues zyrtar i Hamasit në Turqi.

Sanksionet e së mërkurës u vendosën në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar dhe ato janë raundi i katërt i sanksioneve të vendosura nga SHBA që nga 7 tetori. /Telegrafi/