LAJMI I FUNDIT:

Timo Werner mund të përfundojë në Serie A, dy gjigantët italianë po vëzhgojnë situatën e tij

Timo Werner mund të përfundojë në Serie A, dy gjigantët italianë po vëzhgojnë situatën e tij

Timo Werner nuk ka arritur të gjejë formën e tij me RB Leipzig këtë sezon dhe mediat italiane shkruajnë se Juventusi edhe Milani janë duke e vëzhguar situatën e sulmuesit.

27-vjeçari u kthye në skuadrën e Bundesligës vitin e kaluar pas një periudhe zhgënjyese në Chelsea dhe fillimisht bëri mirë, duke shënuar 16 gola dhe duke dhënë gjashtë asistime në 40 ndeshje.


Megjithatë, ai nuk ka arritur ta rimarrë atë formë në vitin e dytë të kthimit.

Werner ka shënuar vetëm 2 gola në 13 ndeshje këtë sezon, duke luftuar me lëndimet e muskujve dhe formën e dobët.

Ai ishte i lidhur me Juventusin edhe vitin e kaluar, ku tani sulmuesi gjerman ka mundësi të kalojë në Itali në muajt e ardhshëm.

Sipas TMW , Juventus dhe Milan po ndjekin të dy situatën e Werner në RB Leipzig këtë sezon pasi mund të lindë një mundësi transferimi, veçanërisht nëse klubi gjerman bie dakord për një marrëveshje huazimi.

Si i shpenzoi Chelsea mbi 800 milionë funte për transferime: Nga Torres te Lukaku, Havertz e Sterling
Lexo po ashtu Si i shpenzoi Chelsea mbi 800 milionë funte për transferime: Nga Torres te Lukaku, Havertz e Sterling

Asnjë klub nuk do të ishte i gatshëm të investonte për të nënshkruar me 27-vjeçarin, i cili është kontraktuar me RB Leipzig deri në qershor 2026./Telegrafi/