LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ka vetëkënaqësi”, Guardiola flet për krizën e Man Cityt

“Nuk ka vetëkënaqësi”, Guardiola flet për krizën e Man Cityt

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pranon se ata janë goditur nga një kontroll i realitetit me rezultatet e fundit.

City nuk ka fituar në katër ndeshjet e fundit në Ligën Premier, duke rënë në pozitën e katërt dhe ka filluar të marrë kritika pa fund.

Megjithatë, Guardiola është munduar ta shpjegoj se gjithçka është momentale dhe ekipi i tij do t’i kthehet rezultateve pozitive.


“Kur fiton, je më i miri në botë – të mos fitosh është krizë. Është gjithmonë e ekzagjeruar”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Kriza më e rëndë për Man Cityn e Guardiolës në Ligën Premier
Lexo po ashtu Kriza më e rëndë për Man Cityn e Guardiolës në Ligën Premier

“Për një kohë të gjatë, ne kemi jetuar si një mace dhe e dimë se sa të mirë jemi”.

“Shikoni sa e vështirë është ajo që kemi bërë dhe çfarë do të jetë? Rezultatet e këqija ju ndihmojnë ta kuptoni”.

“Nuk ka të bëjë me vetëkënaqësinë. Vetëkënaqësia është të mbërrish vonë në stërvitje, të mos stërvitesh mirë, të mos bësh një punë të mirë”.

“Por tifozët dhe mediat thonë ‘O Zot, ata humbasin’. Katër ndeshje pa fituar. Mund të jenë pesë, gjashtë. Mund të ndodhë”.

“Ne do ta bëjmë përsëri” - Guardiola pretendon se Man City do të fitojë titullin e katërt radhazi në Ligën Premier
Lexo po ashtu “Ne do ta bëjmë përsëri” - Guardiola pretendon se Man City do të fitojë titullin e katërt radhazi në Ligën Premier

“Por shikoni tre të tjerat në tabelë. Si bëjnë skuadrat gjithnjë e më shumë, vit pas viti. Unë shoh urinë tek kundërshtarët. E shoh”.

“Lojtarët duhet të kuptojnë se nuk janë fjalët e mia ato që mund të ndihmojnë, apo arritjet tona. Janë ata në fushë për të thënë: “O zot, kundërshtarët janë shumë më të mirë”.

“Pas kësaj ne mund të bëjmë një hap përpara. Kjo është mënyra e vetme”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

La Liga
Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

La Liga
Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10

Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10

La Liga
Situata e medaljeve pas ditës së dytë në Paris 2024: Australia e para, Kina dhe SHBA-të pas tyre

Situata e medaljeve pas ditës së dytë në Paris 2024: Australia e para, Kina dhe SHBA-të pas tyre

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Arabia Saudite u ofron futbollistëve gjysmë profesionistë paga të jashtëzakonshme për t’u bërë pjesë e tyre

Arabia Saudite u ofron futbollistëve gjysmë profesionistë paga të jashtëzakonshme për t’u bërë pjesë e tyre

Ligat tjera
Kalo në kategori