LAJMI I FUNDIT:

Derbi prizrenas i takon Proton Cable Prizrenit

Derbi prizrenas i takon Proton Cable Prizrenit

Derbi i qytetit i ka takuar Proton Cable Prizrenit, që shënoi fitore ndaj Bashkimit me shifrat 90:82 (18:26, 24:20, 25:23, 23:13), në xhiron e 11-të të Prince Caffe Superligës.

Basketbollistët e Bashkimit e nisën ndeshjen më mirë dhe që në çerekun e parë krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 11:21, derisa këtë pjesë e fituan 18:26. Por, Proton Cable Prizreni nuk u dorëzua dhe ngushtoi shifrat minimalisht në 38:39, derisa pjesa e parë përfundoi 42:46.

Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e tretë, ku Prizreni arrin të kalojë në epërsi në 65:64, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 67:69.


Proton Cable kishte epërsi në dhjetë minutat e fundit në 83:73, por nga ky moment Portokallezinjtë filluan një seri të suksesshme, për të afruar rezultatin në 83:82, megjithatë, në fund më të përqendruar ishin basketbollistët e Proton Cable Prizrenit që triumfuan 90:82.

Desi Sills ishte më i miri te Proton Cable Prizreni me 28 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, derisa Altin Morina ishte më i dalluari te Bashkimi me 13 pikë, gjashtë kërcime e 12 asistime.

Tani të dy skuadrat kanë nga katër fitore e shtatë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Askush nuk e mendoi, një emër shokues hedh kandidaturën për t'u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë

Askush nuk e mendoi, një emër shokues hedh kandidaturën për t'u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë

Përfaqësueset
Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

La Liga
FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

Ndërkombëtare
Pas Modricit, Real Madridi rinovon edhe kontratën e yllit tjetër të skuadrës

Pas Modricit, Real Madridi rinovon edhe kontratën e yllit tjetër të skuadrës

La Liga
Nora dhe Akil Gjakova do të futen në historinë e Lojërave Olimpike

Nora dhe Akil Gjakova do të futen në historinë e Lojërave Olimpike

Sport
Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Bundesliga
Kalo në kategori