LAJMI I FUNDIT:

Mourinho nën hetime për shkak të kritikave në drejtim të gjyqtarëve

Mourinho nën hetime për shkak të kritikave në drejtim të gjyqtarëve

Federata Italiane e Futbollit thuhet se kanë hapur një hetim zyrtar për Jose Mourinhon, pasi ky i fundit tha se është ‘i shqetësuar’ rreth gjqytarit Matteo Marcenaro.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, prokurori i Italisë po vlerëson komentet që trajneri bëri gjatë konferencës për shtyp.

Marcenaro është përcaktuar të ndajë drejtësinë në ndeshjen e Romës ndaj Sassuolos sot (e diel) në udhëtim.


“Nëse jam i sinqertë, unë mund të them se jam i shqetësuar rreth gjyqtarit”, kishte thënë Mourinho në konferencën për shtyp.

“Ne e kemi pasur këtë gjyqtar tri herë dhe nuk mendoj se ai e ka stabilitetin e duhur emocional për të punuar në këtë nivel. Unë nuk jam i relaksuar sa i përket gjyqtarit apo VAR-it, me të cilin gjithashtu kemi qenë shpeshherë të pa fat”, është shprehur tekniku portugez.

“Unë jam i sigurtë që me Marcenaron si gjyqtar, Gianluca Mancini do të marrë një karton të verdhë pas dhjetë minutash dhe do të suspendohet për ndeshjen ndaj Fiorentinas”.

Marcenaro është 31-vjeçar ndërsa në VAR për këtë ndeshje është Marco Di Bello.

Roma momentalisht renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 21 pikë dhe synon fitoren në këtë takim për të vazhduar ‘luftën’ për një pozitë që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori