LAJMI I FUNDIT:

Duka parashikon atë që pak kush guxon ta bëjë për grupin e Shqipërisë

Duka parashikon atë që pak kush guxon ta bëjë për grupin e Shqipërisë

Short i vështirë, por të jemi optimistë. Kështu u shpreh presidenti i FSHF-së, Armand Duka në intervistën për SuperSport, ku ndër të tjera deklaroi se Shqipëria do të provojë të bëjë më të mirën në këtë kompeticion.

Cili është mendimi juaj i parë për këtë short?

“Nuk besoj se ka grup të lehtë dhe ekipe të dobëta, ndaj edhe quhet turne final Evropian. Këtu vijnë skuadrat më të mira, ndaj nuk mund të nisesh nga shorti, por të jesh gati për të bërë më të mirën. Unë dua të falënderoj futbollistët, stafin, trajnerin Sylvinho dhe tifozët, që e sollën Shqipërinë në Evropian. Ta shijojmë këtë sukses dhe të përgatitemi për finalet e Evropianit, ku do të provojmë të bëjmë më të mirën. I fortë bëhesh duke fituar me të fortët, ndaj ne këtë do ta provojmë në Evropian”, ka thënë fillimisht Duka.


Shqipëria në 'Grupin e Vdekjes' - Syvlvinho me komente interesante
Lexo po ashtu Shqipëria në 'Grupin e Vdekjes' - Syvlvinho me komente interesante

Donit Gjermaninë dhe Serbinë në grup…

“Nuk kam kërkuar Serbinë, por nga vazoja e katërt mendoja se ata ishin një skuadër më e përshtatshme se Italia dhe Zvicra. E hapim Evropianin me Italinë, ku shpresojmë të kemi djemtë në formë të mirë dhe të bëjmë më të mirën. Uroj dhe vazhdojmë të besojmë që do të kalojmë grupin. Nuk e di kush nuk do të kualifikohet nga ato të treja”.

Spalletti dhe Daliç deklaruan se është grup shumë i vështirë…

“Përderisa e thonë ata, do të thotë që llogarisin edhe Shqipërinë si kundërshtar të fortë. Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të bëjmë më të mirën. Janë të gjitha ndeshje për t’u luajtur dhe për t’u shijuar”.

Skandal në shortin për Euro 2024: U dëgjuan zëra nga marrëdhënie intime, Giorgio Marchetti kërkoi të ndalej 'zhurma'
Lexo po ashtu Skandal në shortin për Euro 2024: U dëgjuan zëra nga marrëdhënie intime, Giorgio Marchetti kërkoi të ndalej 'zhurma'

Sa duhet të jetë kapaciteti i stadiumit për ndeshjen me Italinë?

“Unë kam shumë besim që do të ketë mbështetje të madhe për Shqipërinë, por nuk do të jenë më të paktë edhe italianët. Unë uroj që Italia ta nisë ndeshjen lehtë”, ka shtuar më tej presidenti i FSHF-së. /ss/