LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja e rrëzoi Ligjin për çmimet tavan, Hajdari: Manipulimet me çmime po vazhdojnë

Kushtetuesja e rrëzoi Ligjin për çmimet tavan, Hajdari: Manipulimet me çmime po vazhdojnë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se manipulimet me çmimet po vazhdojnë, pasi marzha e fitimit për bizneset në disa produkte bazë është mbi 50 për qind.

Pas rrëzimit të  nga Gjykata Kushtetuese, Hajdari tha se argumentet që i kanë pranuar nga kushtetuesja nuk qëndrojnë pasi s’ka pas asnjë shkelje të tregtisë së lirë.


LDK dërgoi në Kushtetuese Ligjin për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore, Gjykata jep aktgjykimin
Lexo po ashtu LDK dërgoi në Kushtetuese Ligjin për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore, Gjykata jep aktgjykimin

“Ligji për masat për produktet themelore nuk ka pasur asnjë shkelje të tregtisë së lirë, por ka pasur për të adresuar vetëm manipulime e tregtarëve, jo në përgjithësi por vetëm disa tregtare. Argumentet që i kemi pranua aspak nuk qëndrojnë pasi nuk është e mundshme të shfrytëzohet ligji për rezervën shtetërore në rast se ka çrregullim në treg. Është e mundshme të shfrytëzohet ai ligj kur ka kriza në treg, kështu që ne do të vazhdojmë tutje, kemi politikën tregtare kemi Ligjin për tregti dhe manipulimet bashkë me Autoritetin e Konkurrencës do të adresohen.

Unë asnjë nen të MSA-së dhe Kushtetutës nuk e kam shkel me këtë ligj, por befasohem për të keq se manipulimet po vazhdojnë në treg dhe xhepat e qytetarëve tanë po harxhohen, 70 për qind i kemi marzhë tregtare për disa produkte bazë, 50 për qind kemi marzhë tregtare për bukën”, tha ajo në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet Raporti për Kosovën nga Bashkimi Evropian për vitin 2023.

Mirëpo, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, akuzoi ministren se ka shkelur Kushtetutën, madje sipas tij, Hajdari edhe ka keqpërdorur me rezervat shtetërore.

“E ke shkel Kushtetutën, e ke shkel ligjin, ke keqpërdorur me rezervat shtetërore dhe ke shkel një çikë nëntë vjeçare”, u shpreh Mustafa.