LAJMI I FUNDIT:

Bezos fillon ndërtimin e orës më të madhe në botë – do të jetë brenda një mali dhe do të kushtojë 42 milionë dollarë

Bezos fillon ndërtimin e orës më të madhe në botë – do të jetë brenda një mali dhe do të kushtojë 42 milionë dollarë

Jeff Bezos është një nga njerëzit më të pasur në planet, me 99 për qind prej nesh që as nuk mund ta imagjinojnë sasinë e dollarëve në llogarinë e tij bankare.

Dhe kështu, Bezos sigurisht që ka “shumë para për të vënë në lojë”, dhe kur keni kaq shumë para në llogarinë tuaj bankare, çfarë duhet të bëni me to?


Ndoshta të ndërtoni një orë gjigante që do të jetë më e gjatë se qytetërimi njerëzor?

E po kjo është një nga idetë e tij e cila së fundmi është duke marrë formë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në vitin 2018, u njoftua se Bezos kishte investuar në një projekt që do të shihte një orë gjigante 10,000-vjeçare brenda një mali në Teksasin Perëndimor – një orë për të cilën ai do të shpenzojë 42 milionë dollarë.

I gjithë qëllimi i ndërtimit të orës thuhet të jetë që ajo të mund të funksionojë “për një 10 mijëvjeçar” dhe të fuqizohet nga ciklet termike të Tokës.

Ndërtimi i orës ka filluar që atëherë dhe mbetet në vazhdim, por pasi të ketë përfunduar puna, ajo do të jetë 152 metra “në këmbë”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse i përdorni këto PIN-a, ndryshojeni menjëherë - hakerat do t'ju grabisin sa qelë e mbyll sytë!

Nëse i përdorni këto PIN-a, ndryshojeni menjëherë - hakerat do t'ju grabisin sa qelë e mbyll sytë!

Teknologji
12 milionë të shitura në 12 javë: Kjo videolojë theu rekord

12 milionë të shitura në 12 javë: Kjo videolojë theu rekord

Lojëra
WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?

WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?

Teknologji
Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale e jo me një njeri të vërtetë

Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale e jo me një njeri të vërtetë

Teknologji
Vjen GPT-4o - çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

Vjen GPT-4o - çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

Teknologji
Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues

Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues

Teknologji
Kalo në kategori