LAJMI I FUNDIT:

Milan fiton me rezultat minimal ndaj Fiorentinës në “San Siro”

Milan fiton me rezultat minimal ndaj Fiorentinës në “San Siro”

Milan ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Fiorentinës në sfidën që u zhvillua në kuadër të javës së 13-të në Serie A.

Fillimi i ndeshjes ishte mjaft i qetë pa ndonjë rast shënimi për ndonjërën skuadër me të dyja palët që po mbyllnin mirë hapësirat në mbrojtje në pritje të ndonjë gabimi eventual të njëra-tjetrës.


Goli i vetëm në këtë takim dhe ai i fitores për Milanin erdhi në minutat shtesë të pjesës së dytë, thënë më saktë në minutën e 47-të ku autor i golit ishte Theo Hernandez që shënoi për rezultatin 1-0.

Milan pati mundësinë për të dyfishuar epërsinë në minutën e 74-të por goditjen e Jovic e ndali mrekullisht portieri mysafir, Pietro Terraciano.

Trajneri i mysafirëve, Vincenzo Italiano u mundua që përmes zëvendësimeve të ndryshojë rrjedhën e lojës, por pa sukses.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati ndonjë rast të mirë shënimi dhe Milani u rikthye tek fitoret pas barazimit me Leccen xhiron e kaluar.

Me këto tri pikë “Rossonerët” tani gjejnë veten në pozitën e tretë në renditjen tabelare me 26 pikë të grumbulluara, pesë më pak se lideri Interi që nesër luan derbin ndaj Juventusit./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

Liga e Evropës
UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori