LAJMI I FUNDIT:

IDF thotë se është gati të pranojë grupin e parë të pengjeve që do të lirohet nga Hamasi

IDF thotë se është gati të pranojë grupin e parë të pengjeve që do të lirohet nga Hamasi

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se janë gati për të pranuar grupin e parë të pengjeve që do të lirohen sot nga Hamasi në kuadër të armëpushimit katërditor.

Siç raportohet, të premten grupi militant palestinez Hamas do të lirojë 13 pengjet të cilët u rrëmbyen më 7 tetor, kur filloi konflikti, transmeton Telegrafi.

Të gjitha pengjet e liruara nga Hamasi do të pajisen me kufje “për anulim zhurme”, kanë thënë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.


Izraeli u drejtohet banorëve të Gazës: Lufta nuk ka përfunduar ende, mos u zhvendosni në veri
Lexo po ashtu Izraeli u drejtohet banorëve të Gazës: Lufta nuk ka përfunduar ende, mos u zhvendosni në veri

Ndërsa dha më shumë detaje për përgatitjet e tyre për të pritur 13 gratë dhe fëmijët, IDF tha se kufjet do ta bëjnë “eksperiencën e tyre të fluturimit më të lehtë dhe do t’u ofrojnë atyre paqe dhe qetësi”.

“Gjatë ditës së kaluar, IDF përfundoi përgatitjet për pritjen e pengjeve të liruar pas kthimit të tyre në Izrael”, deklaroi ushtria.

Pas gati dy muajsh, sot për herë të parë ka nisur një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, dhe në kuadër të këtij armëpushimi do të bëhet një shkëmbim i pengjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A do të çojë sulmi me raketa i Hezbollahut në Izrael në një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme?

A do të çojë sulmi me raketa i Hezbollahut në Izrael në një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme?

Botë
Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Botë
Dhjetëra luftëtarë të Wagner u vranë dhe helikopteri rus u shkatërrua, në një pritë nga rebelët aleatë të Al-Kaedës në Mali

Dhjetëra luftëtarë të Wagner u vranë dhe helikopteri rus u shkatërrua, në një pritë nga rebelët aleatë të Al-Kaedës në Mali

Afrika
Çfarë parashikon propozimi i Turqisë për qentë endacakë dhe cilat janë reagimet e kundërshtuesve të tij?

Çfarë parashikon propozimi i Turqisë për qentë endacakë dhe cilat janë reagimet e kundërshtuesve të tij?

Turqia
Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?

Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?

Botë
Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Kroacia
Kalo në kategori